POLITIKATË FUNDIT

“Sot këta armiq të Albin Kurtit,…”/ Gëzim Mekuli pas dështimit në Kuvend, akuzon opozitën dhe tregon synimin e saj

“Sot këta armiq të Albin Kurtit,…”/ Gëzim Mekuli pas dështimit në Kuvend, akuzon opozitën dhe tregon synimin e saj
Aktuale
“Sot këta armiq të Albin Kurtit,…”/ Gëzim Mekuli pas dështimit në Kuvend, akuzon opozitën dhe tregon synimin e saj
Nga: A.SH Më: 20 gusht 2025 Në ora: 16:01

Kuvendi i Kosovës
Publicisti Gëzim Mekuli e ka quajtur dështimin e seancës për konstituimin e Kuvendit një humbje të madhe për Kosovën dhe Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai akuzoi opozitën si “të korruptuar e të papërgjegjshme”, duke thënë se synimi i saj është pengimi i themelimit të institucioneve dhe destabilizimi i vendit.

Sipas tij, refuzimi i kandidaturave të Donika Gërvallës dhe më parë i Albulena Haxhiut nuk ishte kundërshtim ndaj personave, por një “lojë e rrezikshme politike” për të dobësuar pozitën e LVV-së. Mekuli e cilësoi vendimin për të mos e propozuar sërish Haxhiun si një “dështim strategjik” të VV-së.

Shkrimi i plotë:

recommended by

Varcosin
Проширените вени стануваат здрави! Еве што треба да правиш
Дознај повеќе
Dështimi i sotëm në Kuvend është një humbje e madhe për Kosovën por edhe për LVV-në. Opozita e korruptuar dhe e papërgjegjshme tregoi qartë se synimi i saj nuk është zhvillimi i shtetit, por pengimi i themelimit të institucioneve të Republikës dhe minimi i pozicionit të LVV-së për të vazhduar në pushtet.

Refuzimi banditesk i tyre që intlektualja dhe politikanja me përvojë, Donika Gërvalla, një kandidate e cilësisë së lartë arsimore e kulturore, dhe më parë i Albulena Haxhiut, nuk është thjesht kundërshtim ndaj personave, por një lojë e ndërlikuar dhe e rrezikshme e opozitës për të destabilizuar Kosovën tonë të shtrenjtë.

E them hapur dhe pa dorëza; LVV-ja ra në kurthin e ndryshkur të opozitës duke mos emëruar direkt Albulena Haxhiun për kryeparlamentare, e cila kishte mbështetje të mjaftueshme politike dhe mund të ishte kryeparlamentare e denjë. Ky është një dështim strategjik që i jep mundësi opozitës destruktive të vazhdojë përçarjen dhe të minimizojë rolin politik të LVV-së.

Një fakt duhet të kuptojmë; Edhe sikur të kandidonte heroi i kombit Adem Jashari, opozita nuk do ta votonte, sepse ajo ka një plan të qartë e të moçëm për të destabilizuar Kosovën, për të penguar punën e qeverisë legjitime dhe, në këtë kaos të vjen disi me brylla e me dhunë në pushtet.

Sot populli shqiptar u bind se këta kundërshtarë, më falni, këta armiq të Albin Kurtit, nuk duan as gruan në krye të Kuvendit, as LVV-në në pushtet, sepse ata e shohin Kosovën si një terren për përçarje dhe grabitje të pushtetit dhe pasurive të Kosovës.

Në vende të tjera, emërimi i një femre në pozicione të larta politike është shenjë e pjekurisë demokratike, por në Kosovë, kjo po pengohet nga interesa të errëta ekonomike dhe politika destruktive e Serbisë, që, jo pak, gjindet brenda në kuvendin e Kosovës.

Në fund të fundit, kjo nuk është luftë kundër emrave, por një përpjekje për të mbajtur Kosovën në tension, në stagnim dhe për të penguar ndryshimin që po tregon rezultate të larta të pranuara edhe nga organizatat botërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *