POLITIKATË FUNDIT

Kurti: Mbi 8 milionë euro investime në infrastrukturën rrugore të Vitisë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se rruga alternative për Stubëll, nga rruga Anton Çeta deri te rruga Sejdiu, është njëri nga katër projektet që Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës i ka realizuar ose po i realizon në komunën e Vitisë.

Kurti ka pohuar se projektet e tjera janë: Rruga Viti – Korbliç – Kaçanik, rruga Mjak dhe Debelldeh, dhe rruga e Vërnakollës.

“Vlera e investimit për këtë rrugë është 822,858 euro, ndërsa vlera totale e investimeve në infrastrukturë rrugore në komunën e Vitisë, nga MMPHI, gjatë këtij mandati qeverisës, është mbi 8 milionë euro”, ka deklaruar ai.

Tutje, ai ka shtuar se “Rruga alternative për Stubëll e bën më të lehtë dhe më të sigurt qarkullimin e banorëve të këtij fshati dhe fshatrave përreth, por edhe të vizitorëve të shumtë që vijnë në Stubëll për shkak të vlerës historike e kulturore që ka ky fshat, ku gjendet edhe shkolla e parë shqipe në Kosovë dhe objekte të tjera të trashëgimisë kulturore”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *