Tali: Vendimtare për Kosovën dhe Ballkanin është takimi Trump-Putin, jo deklaratat e Grenell-it
Richard Grenell, përfaqësues special i presidentit Donald Trump, ka zbuluar planet e administratës amerikane për t’u angazhuar në çështjen e Kosovës.
Ai ka thënë se Shtëpia e Bardhë do të veprojë me kujdes dhe në mënyrë graduale, duke ndjekur një qasje hap pas hapi për të adresuar sfidat dhe çështjet e hapura në këtë rajon.
Grenell theksoi se administrata Trump synon të mbështesë dialogun dhe stabilitetin në Ballkan përmes angazhimit të kujdesshëm dhe strategjik.
“Mendoj se do të shkojmë hap pas hapi. Sigurisht jemi plotësisht të angazhuar në këto çështje, por siç e thashë, po bëjmë zhvillim ekonomik gjithandej botës. Ky është fokusi”, ka thënë Grenell.
Analisti Driton Tali thotë se, edhe pse Richard Grenell nuk është më pjesë aktive e politikës, deklaratat e tij janë të rëndësishme dhe duhet marrë seriozisht.
Megjithatë, ai vlerëson se takimi Trump-Putin në Alaskë është më vendimtar për zhvillimet në Ballkan.
Sipas tij, nëse Trump arrin të imponojë paqen Putinit, kjo do të dobësojë ndikimin rus dhe hegjemonizmin serb në rajon, duke sjellë ndryshime pozitive politike dhe ekonomike në Ballkan.
“Ndonëse, tashmë z Grenell është larg politikbërjes, megjithatë është një qenje politike dhe mirë i informuar sepse sillet (për mos të thënë imponohet) rreth çarqeve afër Presidentit Trump.
Andaj deklaratat e tij duhet marrë seriozisht, për aq sa munden, dhe ja vlen të analizohen, bile edhe atëherë kur ai “flitron” me çarqet jo miqësore të Kosovës.