TË FUNDIT

Çeku: Është nënshkruar kontrata për ndërtimin e stadiumit të ri në Suharekë

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se është nënshkruar kontrata me operatorin ekonomik për ndërtimin e stadiumit të ri të qytetit të Suharekës, projekt me vlerë mbi 10 milionë euro.

Sipas tij, stadiumi do të ndërtohet sipas standardeve më të larta të UEFA-s, me kapacitet prej 6,518 ulësesh dhe infrastrukturë moderne.

“Sot kemi nënshkruar kontratën ne operatorin ekonomik për ndërtimin e stadiumit të ri të qytetit, me vlerë mbi 10 milionë euro. Projekt i cili do të ndërtohet sipas standardeve më të larta të UEFA-s, me kapacitet prej 6,518 ulësesh dhe infrastrukturë moderne”, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook.

Sipas Çekut, ky investim do të krijojë një hapësirë të re ku sporti dhe tifozët do të bashkohen për momente të paharrueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *