POLITIKATË FUNDIT

Çfarë e lidh Dua Lipën me Palestinën?

Greta Tunberg erdhi në Tiranë para disa kohesh e protestoi për Palestinezët!

Se pse kjo proteste nga Tirana këtë vetëm ata që e kanë dërguar dhe sponsorizuar e dinë!

Personalisht mendoj se lufta në Gaza është e padrejtë dhe e gjithë bota duhet të protestojë por ajo që më dhemb mua më shumë është veriu i Kosovës dhe çamët e Greqisë që as nuk guxojnë ta flasin gjuhen e nënës përtej mureve të shtëpisë së tyre.

Çamët e shpërngulur dhunshëm nga trojet e tyre nuk guxojnë sot e kësaj dite as të vizitojnë trojet e tyre!

Ça lidhje ka Shqipëria për tu bërë qendër protestash për të drejtat e një vendi autoritetet e se cilit janë pozicionuar qartazi kundër Kosovës e shqiptarëve?

Mbi të gjitha Shqipëria dhe Kosova pavarësisht religjionit dominues musliman janë shtete LAIKE dhe nuk duhet ti japin botës perëndimore sinjale të përkatësisë muslimane.

Shqiptarët andej e këtej kufirit të dhunshëm e kanë të ndarë fenë nga shteti.

Ne jemi komb multifetar dhe shembull i harmonise fetare në planet e duhet të ruhemi fort e të mos biem në kurthet që na i kanë ngritur pushtuesit e hershëm dhe të vonshëm të trojeve shqiptare!

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa në mes të Prishtinës proteston për Palestinën vend i cili është pozicionuar fort kundër Kosovës së saj e pro pushtuesit serb!

Dua Lipa njihet për lidhjet me sektin soroist rilindas të Tiranës dhe ashtu si artistja tjetër e famshme Rita Ora kanë promovuar disa herë qeverisjen e Rama-Veliajt, qeverisjen më antishqiptare që kanë njohur ndonjëherë trojet tona.

Tani vetëm imagjinoni të nderuar miq sikur Dua të thoshte ndonjë fjalë kundër shpopullimit të trojeve shqiptare!

Vetëm imagjinojeni!

Dua dhe Rita nëse duan të dalin jashtë kornizave të artit të tyre që ashtu vetëm e promovon Kosovën dhe shqiptarët mjaftueshëm në skenen botërore nuk duhen të bëhen vegla të klaneve që qartazi janë pozicionuar dhe investuar në shfarosjen e butë të shqiptarëve por të merren me ngritjen e zerit kunder aneksimit të veriut të Kosoves e promovimit të Dardanisë tonë.

Palestina nuk është problem i shqiptareve, nuk është i shkaktuar prej tyre, e sigurisht nëse do të zgjidhet nuk të do zgjidhet prej tyre.

Greta është bërë vegla e kauzave globale dhe është investim i tyre por Dua nuk duhet të ja lejojë vetes ta përdorin këta qendra dhe organizata që shqiptarët i kanë në defterët e zhdukjes!

28 komente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *