Kryeministri Kurti takohet me Bakerin, dalin informacionet e para se për çfarë u diskutua
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi sonte zëvendësndihmëssekretarin amerikan të Mbrojtjes për Politika Evropiane dhe NATO, David Baker.
Pas takimit, Kurti në një postim në Facebook ka dhënë detaje rreth takimit.
Ai përmend vizitën e zëvendësndihmës Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, David Baker, dhe diskutimet për bashkëpunim më të thellë dhe partneritet më të gjerë.
Kurti thekson falënderimin për mbështetjen amerikane dhe angazhimin për të forcuar aleancën.
Postimi i plotë:
Në një javë që është përcjellë me afirmim të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona, sonte mirëpritëm zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, David Baker dhe ekipin e tij, me të cilët diskutuam për raportet tona bilaterale dhe për bashkëpunimin që kemi e që do ta kemi veçanërisht në fushën e mbrojtjes.
Duke qenë gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Republikës dhe popullit tonë, angazhohemi çdo ditë për miqësi edhe më të thellë, partneritet edhe më të gjerë dhe aleancën edhe më të fortë.
Me mua në takimi ishin ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti.
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi sonte zëvendësndihmëssekretarin amerikan të Mbrojtjes për Politika Evropiane dhe NATO, David Baker, të shoqëruar nga e Ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, në një darkë pune të shtruar nga ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
“Marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ishin ndër temat kyçe të diskutimit”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.
Kryeministri Kurti e njoftoi zëvendësndihmëssekretarin Baker me zhvillimet dhe progresin në vend, investimet në mbrojtje përgjatë këtij mandati dhe nevojën e rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe shtimit të investimeve.
ImagePamje nga takimiFoto galeri
Ai e falënderoi Baker dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen jetike që i kanë dhënë Republikës së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës përgjatë viteve, si dhe për rolin e saj të vazhdueshëm për sigurinë dhe paqen.
“Kryeministri gjithashtu shprehu gatishmërinë dhe vullnetin e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të fuqizuar edhe më tej raportet me ShBA-të në fushën e mbrojtjes, përfshirë industrinë e mbrojtjes”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë..
Image