POLITIKATË FUNDIT

“Godet” Halil Geci, përmend me emra ‘tradhtarët’ e brendshëm, ‘zbulon’ çka donin t’i bënin Kosovës

Analisti politik Halil Geci, thotë se Evropa për të ruajtur “qetësinë” në Ballkan është e gatshme të rrezikojë interesant jetike të Kosovës.

Geci përmes një shkrimi në Facebook, thotë se projektet e ndarjes që janë përfolur prej kohësh nuk janë thjesht teori konspirative, por janë plane të mbështetura nga tradhtarët e brendshëm.

“Kur aleatët e rremë e pengojnë shtetësinë, ndërsa tradhtarët e brendshëm e përgatisin ndarjen

Kosova është një çështje e hapur dhe e pazgjidhur. Është fakt i njohur botërisht se pa ndërhyrjen vendimtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-s dhe disa shteteve të përëndimit, sot nuk do të kishte Kosovë. Ishim përballë shfarosjes, dhe ndihma ndërkombëtare ishte jetike për mbijetesë.

Por, që nga ajo ditë, përkundër sakrificave dhe përpjekjeve për shtetndërtim, Kosova është përballur me pengesa të shumta – nga jashtë dhe sidomos nga brenda.

Evropa, nën pretekstin e stabilitetit rajonal dhe për të kënaqur Serbinë dhe Rusinë, ka luajtur një rol shpeshherë të dyfishtë dhe të padrejtë. Për të ruajtur “qetësinë” në Ballkan, është e gatshme të rrezikojë interesat jetike të Kosovës – si veriun strategjik, Trepçën, Ujmanin, dhe madje të planifikojë ndarjen e afro 40% të territorit të saj. Projektet e ndarjes janë përfolur prej kohësh dhe nuk janë thjesht teori konspirative – janë plane të mbështetura nga tradhtarë të brendshëm.

Në heshtje, u përgatit skenari që pjesa tjetër e mbetur e Kosovës t’i bashkohej Shqipërisë, një plan që u përfol se ishte koordinuar ndërmjet Edi Ramës dhe ish-ministrit serb të mbrojtjes, dhe Polarit të Brojës”, shkruan Geci.

Ai përmend me emra “tradhtarët”, gjersa shton se Evropa nuk dëshiron një Kosovë të fortë, të pavarur, anëtare të NATO-s dhe BE-së.

Postimi i plotë:

KOSOVA PËRBALLË TRADHTISË, HILEVE EVROPIANE DHE PLANEVE PËR COPËTIM

Kur aleatët e rremë e pengojnë shtetësinë, ndërsa tradhtarët e brendshëm e përgatisin ndarjen

Kosova është një çështje e hapur dhe e pazgjidhur. Është fakt i njohur botërisht se pa ndërhyrjen vendimtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-s dhe disa shteteve të përëndimit, sot nuk do të kishte Kosovë. Ishim përballë shfarosjes, dhe ndihma ndërkombëtare ishte jetike për mbijetesë.

Por, që nga ajo ditë, përkundër sakrificave dhe përpjekjeve për shtetndërtim, Kosova është përballur me pengesa të shumta – nga jashtë dhe sidomos nga brenda.

Evropa, nën pretekstin e stabilitetit rajonal dhe për të kënaqur Serbinë dhe Rusinë, ka luajtur një rol shpeshherë të dyfishtë dhe të padrejtë. Për të ruajtur “qetësinë” në Ballkan, është e gatshme të rrezikojë interesat jetike të Kosovës – si veriun strategjik, Trepçën, Ujmanin, dhe madje të planifikojë ndarjen e afro 40% të territorit të saj. Projektet e ndarjes janë përfolur prej kohësh dhe nuk janë thjesht teori konspirative – janë plane të mbështetura nga tradhtarë të brendshëm.

Në heshtje, u përgatit skenari që pjesa tjetër e mbetur e Kosovës t’i bashkohej Shqipërisë, një plan që u përfol se ishte koordinuar ndërmjet Edi Ramës dhe ish-ministrit serb të mbrojtjes, dhe Polarit të Brojës.

Edhe Isa Mustafa, në dukje kinse jam i painteresuar, e mbështeti në heshtje këtë projekt, ndërsa partitë kryesore LDK dhe PDK e mbështetën haptazi në parlament dhe në bisedime me Serbinë dhe Bashkimin Evropian.

Tradhtarët nuk ishin pak,emrat e tyre dihen: nga përfaqësues të PDK-së dhe LDK-së, si Hashim Thaçi dhe komplet partija e ti ,Isa Mustafa Lutfi Haziri dhe Gimo Mutaçi, e deri te figura që nuk e fshehën kurrë bashkëpunimin me qarqe anti-Kosovë.

Serbia, ashtu si gjithmonë në histori, ka blerë shqiptarë për ta shkatërruar nga brenda këtë vend.

Evropa nuk dëshiron një Kosovë të fortë, të pavarur, anëtare të NATO-s dhe BE-së. Pse?

Sepse i frikësohet një aleateje të qëndrueshme të Amerikës në zemër të Ballkanit – një “Izrael i dytë”, siç thuhet shpesh në qarqe strategjike.

Kjo është arsyeja pse Rusia dhe Serbia kanë përdorur mjete të ndryshme, përfshirë infiltrimin financiar me rubla dhe dinarë, për të blerë individë të indoktrinuar ideologjikisht, duke shfrytëzuar elementë ekstremistë për të paraqitur Kosovën si një vatër të talibanizmit dhe fondamentalizmit islam.

Qëllimi është i qartë: të krijojnë perceptimin se Kosova është një rrezik për Evropën, duke e paraqitur si “Talibanët e Evropës”, dhe ta destabilizojnë vendin nga brenda.

Në këtë mënyrë, përpiqen ta përlyejnë imazhin e islamit tradicional shqiptar – një besim i njohur për moderimin dhe tolerancën fetare.

Fatkeqësisht, këto manipulime kanë gjetur vend edhe tek disa shqiptarë – nga padituria, lakmia apo thjesht tradhtia.

Shqipëria, nën drejtimin e Edi Ramës, ka filluar një proces të çuditshëm fragmentimi: një pjesë e shpallur “Republikë e Bektashinjve”, një pjesë tjetër nën ndikimin e Erdoganit, dhe jugu në ndikim grek. E gjitha kjo çon në një pyetje thelbësore: Deri kur shqiptarët do të durojnë këta tradhtarë?

Sot, ndodhemi përpara një kthese historike. Thuhet se SHBA-të ia kanë lënë në dorë Britanisë çështjen e Kosovës – një zhvillim që mbetet për t’u parë me kujdes. Një gjë është e qartë: Kosova duhet të përgatitet për çdo skenar, përfshirë edhe konfliktin.

O t’i jepet Serbisë ajo që është premtuar nga tradhtarët ,si ndarja e Mitrovicës dhe krijimi i “Zajednicës”, që është përmbushje e amanetit të Rankoviçit ,o të ndëshkohen me votë dhe drejtësi ata që e sollën vendin në këtë gjendje.

Për ta ndryshuar këtë rrjedhë të errët, shqiptarët duhet të zgjedhin: të ndëshkojnë me votë, me drejtësi dhe me vetëdije të lartë politike të gjithë ata që kanë firmosur marrëveshje të dëmshme, që kanë përkrahur ndarjen e vendit, dhe që i kanë shërbyer interesave të huaja.

Kosova ka nevojë për një aleancë të qartë dhe të pakushtëzuar me Amerikën dhe Britaninë e Madhe.

Bashkimi Evropian duhet të përjashtohet nga procesi i dialogut ,sepse nuk është i paanshëm, nuk është i drejtë, dhe është bërë pengesa më e madhe për forcimin e shtetësisë së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *