TË FUNDIT

Deputeti i LVV-së: Duhet t’u merret mandati deputetëve që nuk votojnë, nuk janë aty për ‘selfie’

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci theksoi sot se duhet t’iu merret mandati të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës që nuk votojnë.

Bajqinovci në një postim në Facebook shkruan se deputeti që nuk voton nuk përfaqëson dhe se në seancë nuk janë për ‘selfie’.

Lexoni të plotë postimin:

T’u merret mandati të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës që nuk votojnë.

Deputeti që nuk voton, nuk përfaqëson.

Nuk është aty për selfie, por për të marrë vendime në emër të qytetarëve!

Mjaft më me sabotime e bllokime – koha është për përgjegjësi!.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *