OPINIONTË FUNDIT

Ish-gjenerali britanik: Çdo gjë që e thotë Prishtina, Beogradi e shfrytëzon për propagandë

Ish-gjenerali britanik që kishte shërbyer në Kosovë, Ed Clulow, është shprehur i gëzuar për Traktatin e Miqësisë Britaniko-Gjermane që parasheh edhe mbrojtjen e Kosovës.

“Me të vërtetë janë lajme të mira që Kosova është bërë pjesë e marrëveshjes së shpallur ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar sepse na ka dhënë një kuptim që ajo që ndodh në Ballkanin Perëndimor, e në veçanti në Kosovë, nuk është harruar”, ka thënë Cluloë.

“Kosovës dhe Serbisë nuk u jepet rëndësia që e meritojnë por ka qenë me të vërtetë e mirë për të dëgjuar që edhe Mbretëria e Bashkuar, edhe aleati shumë i madh, Gjermania, të dyja janë të zotuara në KFOR dhe mendoj se këto me të vërtetë janë sinajle shumë inkurajuese që janë vënë në një kohë kur më së shumti kanë nevojë për to, do të thosha”, ka thënë Clulow për Kosova Today..

“Dy pozicionet e dy liderëve që janë të njohura nuk janë tejet pozitive dhe e dimë që Vuçiqi do të bëjë cdo gjë që mundet për t’u siguruar që sovraniteti i Kosovës dhe sundimi i ligjit në Kosovë të minohen në secilin moment, dhe përsëri, natyrisht e dimë që edhe Bashkimi Evropian duket se nuk është në gjendje të trajtojë Kosovën dhe Serbinë në mënyrë të barabartë në marrëdhënie, kështuqë çdo gjë që kryeministri në Prishtinë e thotë, ka për të tërhequr kritika, dhe Beogradi ka për t’i shfrytëzuar ato për të kanalizuar më shumë propagandë për qëllime të ngjashme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *