Eksperti i sigurisë, Agim Musliu jep detaje të reja nga arrestimi i Jevtiq
Eksperti i sigurisë, Agim Musliu është deklaruar rreth arrestimit të zyrtarit policor të Kosovës, Bojan Jevtiq.
Statusi i plotë:
Rasti Jevtiq si sukses i koordinimit mes AKI-së dhe institucioneve të tjera të sigurisë
Arrestimi i Bojan Jevtiqit, zyrtar i Policisë së Kosovës, nën dyshimet për spiunazh për llogari të BIA-s serbe, është një nga rastet më serioze por edhe më të suksesshme në fushën e kundërzbulimit. Hetimet disa mujore nga AKI, prokuroria speciale tregojnë përkushtim dhe koordinim për të goditur rrjete të fshehta me prani në institucionet tona të sigurisë.
Në posedim të Jevtiqit u gjetën edhe dokumente të Shoqatës Ndërkombëtare të Policisë (IPA), ku janë anëtare Serbia dhe Rusia, por jo Kosova. Kjo ngre dyshime për rrjete paralele komunikimi jashtë kanaleve zyrtare. Përfshirja e një zyrtari policor në këtë rast thekson nevojën për vigjilencë të shtuar institucionale ndaj rrjedhjes së informacioneve të ndjeshme.