Kimete Berisha: Të humbur në vendin e duhur!
1. Hykmete Bajrami kishte veshur këmishë pembe, prandaj dukej sikur në Gjykatën Kushtetuese kishte shkuar për të drejtat e kukullave e jo për të pyetur:
– se a ka të drejtë ky, a ai, e kush, a qysh, a pse..
pyetje që u dihen përgjigjet.
– Barby i ka pas thënë vetes edhe presidentja Osmani, por pa e marrë lejen e Kushtetueses.
2. Hykmetja tha se Albin Kurti po e përmbys rendin kushtetues.
– Por, askush nuk e merr seriozisht, jo pse e thotë Hykmetja, por sepse askush nuk mërzitet se a përmbyset a jo rendi kushtetues.
– Ndoshta edhe është përmbysur rendi kushtetues e ne nuk e vërejmë, dhe nëse po, këtë po e bëjnë të gjithë bashkë,
sepse askund nuk shkruan se Hykmetja ka të drejtë t’ia zgjedh Albin Kurtit kandidatin për Kryetar të Kuvendit.
3. U përmend edhe një bombë në Kuvend…
– Nëse do të ishte Seks bombë do të rrethohej Kuvendi…
e sa për kësi bomba të tjera,….qytetarët nuk shfaqën interesim.
– Glauk Konjufca tha se atë bombë nuk e konsideron ‘të rrezikshme’..
pra paska bomba të rrezikshme dhe të parrezikshme.
– Hekuran Murati nuk u përgjiegj kur u pyet nga një gazetare qesharake: ‘A tutësh prej bombës’!
– Ndërsa Albin Kurti tha se bomba e rrejshme është luftë e vërtetë hibride e Serbisë.
– Pra, Serbia është nervozuar me deputetët shqiptarë që nuk po e bëjnë Kuvendin dhe ka vendosur t’i bind, duke i frikësuar.!
– Ndoshta është luftë hibride.
Por, lufta hibride ka për qëllim krijimin e panikut dhe kaosit..
– E përgjigja popullore për bombën në Kuvend ishte: Zero. Mospërfillje totale.
– E më i padituri prej krejtve, kur foli për bombën e rrejshme, Lutfi Haziri, tha se nuk ka ‘krime etnike’, demek bombahedhësi mund rë shqiptar!
– Për këtë ‘thënie’ do të duhej t’i merrej mandati dhe të regjistrohej në klasën e parë.
4. Besoj se po mbretëron një indiferencë e madhe qytetare…por s’besoj që është letargji kolektive…
– Se nëse ia prek dikujt rendin e tij personal, ose veç në pjatë prekja ushqimin, e sheh qysh ta tregon qejfin.
– Të gjithë, pa përjashtim, janë indiferentë, sepse secili e qan fatin e vet.
– Po..
Mos është ky ndoshta fundi…kur më askush-askujt nuk mund t’i qahet.
– Le të jetë.
5. Në një ekspozitë e pashë një pikturë me tru, por pa kokë, trupi i personit ishte gjethe.
– Mendoj, feja islame nuk e lejon pikturimin e fytyrave.
– Punë për ta, por unë nuk e dija se po ndodh Islamizimi edhe në pikturë…
këtë e pashë për herë të parë.
– Anicoizmi është largimi i fytyrave nga arti vizual, figurativ.
– Mirë, largoje fytyrën, por unë s’e kuptoj se pse pikturon ti, kur as nuk ti blen kush pikturat…
– E…Nëse mendon se do të ndëshkohesh nga Zoti nëse vizaton fytyra, mos rreziko, se ndoshta do të ndëshkohesh.
– Nëse është kështu, do të filloj të postoj foto veç prej qafe e teposhtë, se nëse do ta zbuloja veç trurin…nuk i bie mirë askujt!
6. Në teatër e kam parë ekstremizmin pak më herët.
– Ishte drejtor i teatrit të një qyteti njëri që nuk i përshëndeste femrat me dorë, ua linte dorën në ajër, se rrezik, mos po ‘ndjen’ dikush – diçka për të.
– I kam pas thënë në zyre: Për të qenë ti fetar i kompletuar, jep dorëheqje.
– Pra është e ndaluar të rikrijosh personazhe, se me fe, loja konsiderohet edhe humbje kohe…
sipas fesë islame, por edhe sipas judaizmit, që, me ndonjë përjashtim, edhe ata u shmangen skulpturave me fytyra.
– Po Ti…shko në Iran shih shfaqje teatrale tinëz policisë në teatrin nëntokësor, ose në Arabinë Saudite shko bëj shfaqje për princin.
– Se…Shfaqjet në Kosovë e Shqipëri, edhe ashtu, janë të nivelit më të shëmtuar dhe më amator…
7. Është e ndaluar edhe poezia (me fe), por po lakmon njeriu ta zbus pak këtë shpirt që po kallet flakë nga dashuria e cila nuk ekziston.
8. Derisa këndonte ezani i drekës sot, padashje, rastësisht isha duke shkruar dhe kënduar goxha me zë:
‘- Ah, si shkohet moti kështu, bre?
gjithmonë tuj hekun zi.
– A s’mendon se ke me vdek ti…?
Ke me hi ne dhè të zi’.
– Kontrasti ishte filmik, hoxha i përsëriste lutjet që s’i janë pranuar,
e unë ‘shtroja pyetje’, përgjigjet e të cilave i dija.
– Rehat, as Unë, as Ai, Jo.
P.S. 1. Fatmir Limaj tha se javën e ardhshme, kismet, do ta thërras Albin Kurtin për kafe!
– Hasret e kemi pritur këtë lajm…
…Po, ti më mirë thirri krejt e shkoni te i ‘nervave’, se bash-bash mirë asnjëri nuk jeni!
P.S. 2. Na keni varfëruar:
Krejt çfarë ka ky popull i shkon në ushqim
dhe në ilaçe.
– Shqiptarët jetojnë sot për sot dhe juve ju urrejnë shumë, sepse jeni pasuruar duke e vjedhur këtë popull!
– Të tjerët, ata që
kanë pare, ata që ‘shpëlajnë pare’…për shembull, ndërtojnë banesa për fantazma, banesa pa banorë.
– Nëse i lexoni përshtypjet e vizitorëve të huaj, ata e shtrojnë veç një pyetje:
– Pse qytetet e Kosovës janë kaq të shëmtuara?
– Sepse, janë në dorë të hajnave dhe kriminelëve, shumë thjesht!
P.S. 3. I’ve got a bad feeling,
My baby don’t love me no more.
I’ve got a real bad feeling,
My baby don’t love me no more…
Yeah,
the sky’s crying….
Yeah