Nëse urat janë kërcënim, çfarë janë muret?/ Profesori akuzon ambasadën gjermane dhe ngrit dyshime për marrëveshje të fshehta me Serbinë!
Së fundi, Ambasada Gjermane në Kosovë ka reaguar ndaj letrës së Petar Petkoviq, i cili i kërkoi BE-së dhe shteteve anëtare të ndalojnë, sipas tij, “veprimet eskaluese të Prishtinës”, duke përmendur ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë.
Në deklaratën e saj, Ambasada thekson se Qeveria e Kosovës duhet të shmangë veprimet që mund të rrisin tensionet, por njëkohësisht nënvizon se thirrjet për de-eskalim duhet të vlejnë për të gjitha palët.
Gjermania rithekson mbështetjen për dialogun si mënyrën e vetme për zgjidhjen e çështjeve dhe bën thirrje për përmbajtje dhe bashkëpunim nga të gjitha palët e përfshira.
closevolume_off
E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori universitar, Enver Bytyçi.
Profesori theksonë se ndërtimi i urave nga Kosova është simbol i paqes dhe bashkëjetesës, jo i përshkallëzimit të konfliktit, dhe se kritikat ndaj këtij veprimi janë të padrejta.
ImageEnver BytyçiFoto galeri
Ai vë në dyshim qëndrimin e ambasadës gjermane, duke sugjeruar se ka një qëndrim të pabalancuar ndaj Kosovës dhe ngrit pyetjen nëse pas këtij qëndrimi fshihen interesa apo marrëveshje të panjohura për publikun.
“Dje kishte një lajm fantastik. Kosova largohet nga harta e vendeve me rrezik destabiliteti. Që do të thotë se Kosova, megjithëse një shtet me konflikt të pazgjidhur me Serbinë, tashmë sillet me fqinjët dhe vendet e popujt e tjerë në mënyrë normale dhe nuk krijon asnjë problem që mund ta destabilizojë atë ose rajonin. Ky lajm përgënjeshtron pjesën e parë të deklaratës së ambasadës gjermane, sipas së cilës “Qeveria e Kosovës duhet të heqë dorë nga veprimet eskaluese“! Cilat janë këto veprime? Çfarë paska bërë Kosova në dëm të paqes e drejt eskalimit? Urat?
Gjermania deri më 9 tetor 1989 ndahej me një mur. Ai që quhej Muri i Berlinit. Ambasada dhe gjithë bota e di se Muri i Berlinit ishte simboli i ndarjes së botës në dy kampe armiqësore, Lindjes komuniste dhe Perendimit demokratik. Kosova dhe qeveria e saj kërkojnë, punojnë dhe investojnë për të ndërtuar ura, jo mure. Nëse një situatë eskalon kur ndërtohen ura, atëherë duhet ta kujtojmë urën ajrore të Kenedit dhe Gjermanisë Federale Perëndimore në vitin 1963. Nëse nuk do të ekzistonte ura ajrore e asaj kohe, Berlini dhe banorët e tij do të mbeteshin të izoluar dhe bota do të shkonte drejt një Lufte të Re Botërore. Por ishte ura ajrore, ajo që e shpëtoi botën nga deeskalimi i situates dhe ngjarjeve të kohës.
Pse atëherë i thuhet Kosovës që ndërton ura se “nuk duhet ta eskalojë situatën”! Pse nuk i thuhet Serbisë, e cila kërkon mure dhe ndarje, se po e destabilizon Ballkanin dhe jo vetëm Kosovën. Që muret destabilizojne dhe urat ndërtojnë paqen, kjo është e provuar në të gjitha kohët e histories dhe në të gjithë botën. Si është e mundur që jo vetëm ambasada gjermane besojnë të kundërtën? Janë pyetje pa përgjigje dhe vërtet shqetësuese. Mos ndoshta ka një plan, të cilin ne shqiptarët nuk e dime? Mos ndoshta ka ndonjë premtim që i është dhënë Serbisë në dëm të Kosovës, të integritetit të saj territorial dhe sovranitetit shtetëror? Përndryshe shpjegimin duhet ta japin ata që urat i konsiderojne si arsye për eskalim ose destabilizim”, u shpreh ai.