OPINIONTË FUNDIT

‘Sulmet’ ndaj Kurtit për Thaçin dhe Veselin, gazetari ‘shpërthen’ ndaj PDK-së – përmend Jakup Krasniqin dhe djalin e tij

Gazetari Jeton Sopa, ka reaguar ndaj deklaratave dhe kritikave që deputetë dhe zyrtarë të PDK-së po i bëjnë ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në lidhje me deklaratën e fundit se kjo parti merr instruksione nga Haga.

Sopa këto sulme ndaj Kurtit, i cilësoi si propagandë, kur thuhet me me deklaratat e tij, kryeminsitri po ua rëndon edhe më shumë akuzën ndaj Thaçit dhe Veselit

Gazetari e përmendi aderimin e djalit të Jakup Krasniqit në PDK, ku vetë e kishte pohuar se babi i tij ia kishte miratuar këtë lëvizje politike.

“Vitin e kaluar kur ka aderu djali i Jakup Krasniqit në PDK i cili tashmë është deputet i saj, ka pas dal publikisht dhe ka deklaru se për këtë aderim e ka marrë “aminin” nga babai i tij në Hagë.

Megjithëse pretendimet e Kurtit janë hipotetike ndërsa dëshmia e djalit të Jakupit është faktike, në këtë situatë lind pyetja:

A ju paska rëndu akuza Jakup Krasniqit duke qenë se ai e paska përdorur ndikimin e tij qashtu qysh po prentendojnë k’ta t’PDK-së për Albinin?” – shkroi Sopa në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

I madh e i vogël janë çu k’ta t’PDK së së bashku me k’ta telallët mediatik të prontos tu e sulmu kryeministrin Kurti veç pse paska thanë që kjo parti për vendimet e saj ende merr instruksione nga Haga.

Me propagandën e tyre ata po e akuzojnë Kurtin se medemek kjo që ka thënë ai ua rëndon edhe më shumë akuzën ndaj Thaçit dhe Veselit duke thënë se Gjykata Speciale tash si arsye nuk i liron prej paraburgimit gjoja për shkak të ndikimit që mujnë me pas ata kur te kthehet në Kosovë e lloj lloj marrëzish që besoj i keni ni e lexu në shumicën e mediave.

Vitin e kaluar kur ka aderu djali i Jakup Krasniqit në PDK i cili tashmë është deputet i saj, ka pas dal publikisht dhe ka deklaru se për këtë aderim e ka marrë “aminin” nga babai i tij në Hagë.

Megjithëse pretendimet e Kurtit janë hipotetike ndërsa dëshmia e djalit të Jakupit është faktike, në këtë situatë lind pyetja:

A ju paska rëndu akuza Jakup Krasniqit duke qenë se ai e paska përdorur ndikimin e tij qashtu qysh po prentendojnë k’ta t’PDK-së për Albinin?

Pse s’kanë dal k’ta t’PDK-së me akuzu e kritiku djalin e Jakupit që tash ka kalu në PDK, qashtu qysh po bajnë ndaj Albinit?

Apo sipas kësaj logjike ata paskan pas qef me ja rëndu pozitën e të akuzuarit “Jakupovskit” siç e quanin dikur në aferën “pronto” që ja shanin serbisht nanën kollan më kollan?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *