TË FUNDIT

Sveçla: Arsenijeviq duhet sa më parë të përgjigjet para ligjit, duke u dorëzuar

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla sërish flet për rastin e kryetarit të partisë “Demokracia serbe”, Aleksandar Arsenijeviq, tek i cili ditë më parë u gjet një sasi e armatimit gjatë bastisjes në Zveçan.

“Është pjesë e hetimeve gjithëpërfshirëse. Është e qartë se janë grupe të ndryshme të cilat janë herë janë marrë me krim e herë me terrorizëm. Ky ka tentuar të krijojë një imazh të një opozitari. Realisht faktet tregojnë që është i përfshirë në aktivitete kriminale terroriste dhe duhet sa më parë të përgjigjet para ligjit, duke u dorëzuar. Nuk e kam fjalën vetëm për këtë, por edhe më gjerë. Ai është i dyshuar. Në pronën e tij janë gjetur armë që i takojnë një njësiti terrorist”, tha Sveçla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *