POLITIKATË FUNDIT

Trump bombardoi Iranin, Ngjela paralajmëron ndryshime të mëdha për Kosovën dhe Shqipërinë

Avokati shqiptar, Spartak Ngjela ka reaguar pas zhvillimeve ndërkombëtare që lidhen me programin bërthamor të Iranit, si dhe sulmet e SHBA-së.

Ai në një shkrim në Facebook mirëpriti sulmet ndaj Iranit dhe u shpreh se tani gjithçka do të ecë drejt historisë reale dhe jashtë pengesës anti perëndimore të Rusisë.

Në këto zhvillime, Ngjela përmendi Shqipërinë dhe Kosovën, dhe faktin se si duhet të veprojnë sy shtetet shqiptare.

closevolume_off
“Sipas mendimit aktual të politikës amerikane Shqipëria dhe Kosova duhet të bëjnë marrëveshjen e tyre të thellë të bashkimit ndërveprues mes dy shteteve, në ekonomi dhe ushtri.

Dihet që pengesa mendohet se do vijojë të jetë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama

Por ky nuk do ta ketë më atë forcë. Do t’i nënshtrohet historisë së Shqipërisë dhe jo më historisë së Francës, e cila ka qenë gjithmonë kundër historisë së Shqipërisë që nga viti 1912 e deri më sot”, shkroi avokati, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Urime President Trump, vendimi juaj i guximshëm për të synuar objektet bërthamore të Iranit me fuqinë e mrekullueshme dhe të drejtë të Shteteve të Bashkuara do të ndryshojë historinë”, tha Netanyahu në një deklaratë video.

Dhe kishte shumë të drejtë, sepse ajo ishte nisur për të qenë fuqia e madhe kërcënuese e Rusisë antiperëndimore.

Dhe tani gjithçka do të ecë drejt historisë reale dhe jashtë pengesës anti perëndimore të Rusisë.

Po Shqipëria dhe Kosova si do ta vijojnë forcën e tyre?

Sipas mendimit aktual të politikës amerikane Shqipëria dhe Kosova duhet të bëjnë marrëveshjen e tyre të thellë të bashkimit ndërveprues mes dy shteteve, në ekonomi dhe ushtri.

Dihet që pengesa mendohet se do vijojë të jetë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama

Por ky nuk do ta ketë më atë forcë. Do t’i nënshtrohet historisë së Shqipërisë dhe jo më historisë së Francës, e cila ka qenë gjithmonë kundër historisë së Shqipërisë që nga viti 1912 e deri më sot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *