Serbët e kujtojnë ish boksierin që pësoi debakël në Beograd nga shqiptari i Kosovës
Gjeneratat e vjetra edhe sot emocionohen kur kujtojnë vitin 1974!
Një emër që nuk harrohet kurrë, një emër që la gjurmë, një emër që e poshtëroi kampionin e Evropës e krenarinë e ish jugosllavëve famëkeq, Marijan Beneshin.
Është legjenda e boksit Nazif Gashi.
closevolume_off
Kjo ndodhi në turneun ndërkombëtar “Gongu i Artë” në Beograd të vitit 1974.
Sot disa media në Serbi e kujtojnë ish boksierin, të ndjerin Beneshin, që dikur u betua para famëkeqit Tito dhe kishte pësuar debakël nga Nazif Gashi në mes të Beogradit.
Marijan Benesh kishte 299 meçe në karrierën e tij amatore, nga të cilat fitoi 272 por nga 22 humbje, njërin e kishte nga Nazif Gashi.
Një herë ishte pyetur Beneshi nëse ishte boshnjak apo jugosllav. Ai kishte dhënë deklaratë skandaloze:
“Ai që kam qenë gjithmonë – pionieri i vogël i Titos.
Iu betova Titos se do të ruaja vëllazërinë dhe unitetin”.
Nazif Gashi e ka pas rrahur keq boksierin e kampion evropian në atëkohë, Beneshin!
Nazif Gashit, si sot i kujtohet viti 1974, meçi me Beneshin dhe fitorja që bëri jehonë të madhe edhe në shtetet e Evropës.
Bile mediat serbe e ish jugosllave kishin shkruar me cinizëm në atëkohë, si për shembull mediumi famëkeq ‘Tanjug’: “A është e mundur Beneshi me humbur nga një boksier i panjohur nga Prishtina”.