OPINIONTË FUNDIT

Ish-diplomati Reeker: SHBA-ja nuk do të angazhohet në Ballkan si në 30 vitet e fundit

Ish-diplomati amerikan Philip Reeker, ka theksuar se SHBA-të nuk do të përfshihen në Ballkanin Perëndimor, ashtu siç ka qenë në 30 vitet e fundit.

Ish-Ndihmës Sekretari amerikan Shteti tha se 30 vjet më parë, pas Deytonit, Ballkani dominoi lajmet dhe ishte një pjesë kyçe e politikës së jashtme amerikane

Mirëpo, Reeker vuri në dukje se rajoni e konsideron veten shumë më të rëndësishëm nga ç’është në të vërtetë.

Siç raporton “Danas“, Reeker theksoi se rajoni mbetet një udhëkryq i rëndësishëm për energjinë, por edhe një terren për fuqitë e tjera që të përpiqen të përhapin ndikimin e tyre, transmeton Telegrafi.

“Është e vështirë për mua të kuptoj lidhjen me Rusinë, sepse nuk kam parë që ajo të ketë bërë diçka të prekshme për Serbinë. Beogradi është një qytet i madh evropian, një qytet i inovacionit, teknologjisë, shkencës, dhe duhet të vazhdojë në atë rrugë, për të rifituar rolin e tij në rajon, në një mënyrë paqësore me fqinjët e tij, duke përparuar në rrugën evropiane”, theksoi Reeker, duke folur në forumin e “Iniciativës Pupin” në Beograd .

Tutje ai tha se “duhet të kuptohet se kjo është një pikë tranzicioni dhe se SHBA-të nuk do të angazhohen drejtpërdrejt si në 30 vitet e fundit”.

Ndërkohë George Friedman, themelues dhe president i organizatës “E ardhmja gjeopolitike”, tha se SHBA-ja nuk është përgjegjëse për të gjithë botën.

“Ata nuk po e lënë atë, por po tërhiqen”, tha Friedman. /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *