TË FUNDIT

Tomë Gashi “godet” Haradinajn: Nga burrat e pajtimit të gjakut të okupimit, te burrat që falin tokën në liri

Avokati Tomë Gashi ka krahasuar figurën e Anton Çettës me politikanët e sotëm, duke theksuar dallimin e madh mes kohës së okupimit dhe asaj të lirisë.

Ai kujtoi përpjekjet e Çettës për pajtim mes shqiptarëve në një kohë të vështirë, ndërsa sot, sipas tij, disa “burra” në pushtet apo opozitë bëjnë më shumë dëm se dobi – duke sharë kryeministrin dhe, sipas tij, duke falur tokë të Kosovës edhe Malit të Zi.

“Koha ka ndryshuar, liria ka ardhur, por dallimi mes Anton Çettës dhe këtyre është sa një det e sa një mal”, përfundon Gashi.

Postimi i plotë:

Dallimi …

Kur Kosova ka pas burra si Anton Çetta

Ishte kohë okupimi kur Anton Çetta me shokë të tij bëri gjithçka mundi për pajtim e për razi

Tani në liri janë do “burra” të tjerë që ditë e natë bëjnë zi e ma zi, e shkojnë deri aty e i falin tokë Kosove edhe Malit të zi, duke e sha Kryeministrin e vet si është ma keq e si është ma zi, jo është me Serbi, jo është me Rusi.

Kohët kanë ndërruar, liria ka ardhë por dallimi mes Antonit e këtyre ” burrave” është sa një det e sa një mal!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *