TË FUNDIT

A e urren Kurti Kosovën?”, Kajtazi: Ai po e varfëron vendin – zgjidhja e vetme është ikja

Gazetari Vehbi Kajtazi ka folur lidhur me gjendjen ekonomike në vend dhe drejtimin që po merr Kosova nën qeverisjen e Albin Kurtit.

Ai parashikoi një të ardhme të zymtë për bizneset, punëtorët dhe shoqërinë në përgjithësi, duke thënë se gjendja po përkeqësohet çdo ditë.

“Parashikimi është për një ardhme të zymtë, bizneset mund të falimentojnë, punëtorët mund të mbesin pa punë, ekonomia do të dëmtohet, njerëzit do të jetojnë më të varfër. Mundësia e vetme është ikja nga Kosova”, tha Kajtazi në “VV Show”.

Ai tha se këto pasoja janë rezultat i qeverisjes katërvjeçare të Albin Kurtit, i cili sipas tij, ka ardhur në pushtet me premtime tërësisht të ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *