TË FUNDIT

Ky është plani i Albin Kurtit për të dalë nga ngërҫi politik, po e pret edhe mërgatën”

Edhe në seancën e sotme, Kuvendi dështoi drejtë konsistuimit të tij. Deputetët përmbyllen seancën e së shuntës brenda pak minutash, ngjashëm sikurse 23 seancat e mëparshme.

Kësisoj, ngërҫi politik në Kosovë po vazhdon edhe gati pas 4 muajsh që kur janë mbajtur zgjedhjet e fundit parlamentare, më 9 shkurt.

Pozita ka propozuar si kandidate për kryetare të kuvendit, ish Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun, derisa opozita refuzon ta votoj si të tillë. Mbi këtë arsyetim, Kosova ende në krizë politike, pa institucione të reja.

A kanë mbetur zgjedhjet si opsioni i fundit për të dalë nga kjo situatë?

Njohësi i ҫështjeve politike, Nexhat Bexheti në një prononcim të tij për ‘Bota sot’, thotë se mungesa e kulturës politike dhe përvoja e kufizuar demokratike kanë bërë që, si popullata ashtu edhe elita politike, të sillen sikur e kanë “litarin në fyt”, duke aluduar se shteti është i paralizuar për shkak të moskonstituimit të Parlamentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *