POLITIKATË FUNDIT

Fitore Pacolli mohon t’i jenë ofruar favore Anton Qunit e Duda Baljes, ta votojnë Albulena Haxhiun

Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, ka sqaruar deklaratat e deputeti të LDK-së Anton Quni dhe deputetes Duda Balje, të cilët kanë folur për favoret që u janë ofruar nga LVV që ta votojnë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare.

Pacolli i ka quajtur të pavërteta deklaratat e Qunit dhe Baljes.

“E kamë dëgjuar deklaratën e Qunit. Ai ka deklarua që përmes një personi jashtë Kosovës i ka dhënë këtë ofertë [premtimin për postin e Ministrit të Mbrojtjes]. Ne e shohim në parlament [Qunin]. Nëse dojmë që t’i bëjmë ofertë, shkojmë direkt tek deputetët sepse ka deputetë që kanë komunikim të mirë mes partive dhe folim me të. Nuk organizojmë dikë nga jashtë”, ka thënë Pacolli, për tëvë1.

Ajo poashtu e mohoi t’i jetë bërë ndonjë ofertë deputetes Duda Balje.

“ As ajo nuk ka qenë e vërtetë. Ka qene krejt diçka tjetër, çfarë kemi folur na bashkë”, ka përfunduar Pacolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *