POLITIKATË FUNDIT

Balaj: Kurtit pa të drejtë po i ngarkohet stigma e anarkistit

Analisti Labinot Balaj ka thënë se dy episode demonstrojnë që kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, i ngarkohet pa të drejtë stigma e anarkistit.

Sipas tij, kjo është e tepërt në kuptimin që Kurti, në rend të parë funksionon brenda kornizës së rendit kushtetues të Kosovës.

“Një anarkist është apriori kundër funksionimit të institucioneve shtetërore. Dhe tjetra është në funksion të përpjekjes me zgjedh cështjen, janë dy momente. E para, tri letra ia ka dërguar kryetarit të LDK-së në përpjekje me vu bashkëpunim me të për krijimin e institucioneve të reja”, tha Balaj në Rubikon..

Tutje, ai e komentoi edhe lëvizjen e Kurtit dhe VV-së që të vihen në kontakt me babanë e Marigona Gecit, Gani Gecin, lëvizje të cilën e quajti bizare.

“Në funksion të krijimit të institucioneve, Kurti e ka bërë një lëvizje bizare, ku ka tentuar që të vë kontakt me babanë e një deputeteje, që është e panatyrshme”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *