POLITIKATË FUNDIT

Kosova pjesë e stërvitjes ushtarake të udhëhequr nga SHBA, eskperti zbardh prapaskenat: Ka rëndësi në këto tri pika

Rreth 12.000 trupa ushtarake nga Shtetet e Bashkuara dhe nga vendet aleate të saj, përfshirë Kosovën, janë mbledhur në Ballkan, në kuadër të fazës së dytë të stërvitjes “DEFENDER 25”, të udhëhequr nga ushtria amerikane.

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka thënë se, gjatë periudhës sa do të zgjatë stërvitja ushtarake, në Kosovë “do ketë lëvizje të konvojeve nga vendbazimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në drejtim të rajonit të Gjakovës, saktësisht Aeroportit të Gjakovës dhe poligonit ushtarak në Babaj të Bokës”.

E mbi rëndësinë e kësaj stërvitje, në një prononcim për “Bota sot” ka folur eksperti i gjeopolitikës, Lutfi Bilalli.

Fillimisht, ai tha se pjesëmarrja e Kosovës në “Defender 25” është e një rëndësie të jashtëzakonshme.

“Është e një rëndësie jashtëzakonisht të madhe për forcat tona të armatosura, që FSK-ja mori pjesë me 1000 ushtarë në stërvitjen “Defender Europe 2025” apo “Reagimi i menjëhershëm 2025” i cili do zgjat deri më 9 qershor dhe do përfshijë 20 vende me mbi 15.000 trupa, ndër vendet pjesëmarrëse do jenë Kosova, Kroacia, Shqipëria, Bullgaria, Mal të Zi, Greqia, Maqedonina e Veriut, Sllovakia”.

Po ashtu, Bilalli tha se kjo ngjarje ka një rëndësi edhe në aspektin gjeopolitik, gjeostrategjik dhe ushtarak.

Ai vlerësoi se pjesëmarrja e shtetit tonë në këtë stërvitje të udhëhequr nga ushtrua amerikane, forcon synimet qe Kosova ka në anëtarësimin në NATO.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që Kosova është pjesë e kësaj stërvitje ushtarake dhe njëkohësisht është mjaftë domethënse që Kosova të jetë mikëpritëse e komandës amerikane. Mendoj që janë tre momente me rëndësi për Kosovën nga aspekti gjeopolitik, gjeostrategjik dhe ushtarak:

E para; Në Kosovë do të vendoset shtab i divizionit shumëkombësh, i cili do të mbikëqyrë punën operative të katër brigadave shumëkombëshe.

E dyta; Forcon synimin që Kosova ka për anëtarësimin sa më të shpejtë në paktin NATO, njëkohësisht “Defender Europe 2025” është një përvojë e mirëseardhur për ushtarët, oficerët dhe strukturat komanduse të FSK-së, pra një përvojë e mirë taktiko-operacionale.

E treta; “Defender Europe 2025” anëtare të NATO-s në Evropë dhe Evropën Jug-Lindore stërviten me ushtrinë amerikane për mbrojtje të përbashkët kundër sulmeve të një agresori potencial e ai, agresori potencial është Rusia”.

Në fund shtoi se “…sipas mendimit tim “Defender Europe 2025 ” rrit potencialin e sigurisë në rajonin e Ballkanit dhe tërhjek vërejtje Rusisë dhe aleatëve rus në Ballkan se kunderpërgjigjja do jetë adekuate”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *