Më serb se Vuçiqi”, ish-komandanti i UÇK-së i reagon Haradinajt: Kështu të veprojë Kurti!
Ish-komandanti i UÇK-së, Hafir Hoxha ka thënë se deklarata e Ramush Haradinajt, ku e cilëson Albin Kurtin “më serb se Vuçiqi”, është e rëndë.
Ai thotë se kryeministri Kurti nuk duhet t’i përgjigjet me gjuhë personale, por të fokusohet te rezultatet e qeverisjes dhe mbrojtja e interesave të Kosovës.
Nga ana tjetër, Hoxha nënvizon se nëse Haradinaj ka fakte, duhet t’i dorëzojë në institucionet e drejtësisë. Në të kundërt, retorika e tillë dëmton diskursin politik dhe figurën e tij si ish-kryeministër e veteran lufte.
Postimi i plotë:
Deklarata e Ramush Haradinajt se “Albin Kurti për Kosovën është më serb se Vuçiqi” është një akuzë politike e rëndë, me tonalitet nxitës dhe polarizues. Në një klimë demokratike dhe institucionale, reagimet ndaj deklaratave të tilla duhet të jenë të matura, institucionale dhe në përputhje me parimet e shtetit të së drejtës.
Albin Kurti si kryeministër nuk duhet t’i përgjigjet me të njëjtin gjuhë personale apo emocionale.
Duhet të theksojë se debati politik është i mirëseardhur, por ai duhet të mbetet i bazuar në fakte dhe argumente, jo në etiketime fyese., poshtruese dhe ofenduese .
Kurti mund të zgjedhë ta anashkalojë deklaratën e Haradinajt si provokim politik dhe në vend të kësaj, të komunikojë rezultatet e qeverisjes së tij dhe mbrojtjen e interesave të Kosovës në raport me Serbinë.
Nëse Kryeministri Kurti e konsideron deklaratën si shpifje që dëmton reputacionin personal dhe të institucionit, mund të paraqesë padi për shpifje, ashtu si çdo qytetar apo zyrtar , por kjo duhet bërë me kujdes, që të mos perceptohet si përpjekje për të mbyllur gojën e kritikëve politikë.
Ramush Haradinaj nëse ka prova të besueshme ka informacione të sakta dhe të dokumentuara që përputhen me deklaratën e tij, duhet t’i dorëzojë ato institucioneve të drejtësisë, e jo vetëm mediave dhe në këtë mënyrë, argumenti i tij merr seriozitet institucional, dhe nuk mbetet thjesht një fjalë politike e radhës , si fyerje, nxitëse dhe padurim !
Por nëse është vetëm retorikë politike për konsum të brendshëm ose për të fituar poenë në opozitë, atëherë është e papërgjegjshme dhe e dëmshme për demokracinë dhe për vet Ramushin.
Këto lloj akuza dhe krahasimesh e banalizojnë diskursin politik dhe dëmtojn kredibilitetin e pozitës që Haradinaj ka pasur si ish-kryeministër dhe si lider i luftës.
Mendoj se këto që po i them Ramushi i din , e nësd i din nuk e kuptoj pse i bën këto gjëra , e nëse din diçka më shumë që e arsyetojn një paraqitje të tillë atëher koha do ta vërteton atë arsye !