OPINIONTË FUNDIT

“Turpi i Evropës është kur…”, ish-ambasadori me kritika për qasjen e BE-së ndaj Kosovës – përmend edhe Asociacionin!

Afër një vit, që pas ngrirjes së fondeve për Kosovën dhe pezullimit të vizitave të nivelit të lartë, Bashkimi Evropian vazhdon të refuzojë heqjen e këtyre masave, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të Prishtinës, por edhe të Parlamentit Evropian.

E me rastin e Ditës së Evropës, për “Bota sot” foli ish-ambasadori Sylë Ukshini, i cili komentoi sfidat e Kosovës në proceset integruese në BE dhe organizata tjera ndërkombëtare.

Së pari, ai potencoi faktin se marrëdhëniet me Serbinë, kanë penalizuar Kosovën në rrugëtimin e saj për anëtarësim në BE.

Ku, këtë të fundit, Ukshini e kritikoi ashpër për shkak të qasjes jo të barabartë dhe të drejtë karshi Kosovës.

“Kosova ka aplikuar për statusin e kandidatit për anëtarësim në BE në dhjetor 2022. Megjithatë, zyrtarisht thuhet se përparimi në këtë drejtim është ngadalësuar për shkak të mungesës së implementimit të marrëveshjeve të mëparshme me Serbinë, veçanërisht pas marrëveshjes së Ohrit të vitit 2023. Komisioni Evropian ka theksuar se Kosova duhet të tregojë angazhim më të madh për të normalizuar marrëdhëniet me Serbinë dhe të zbatojë obligimet e saj për të avancuar në procesin e integrimit.

Mendoj se qasja e BE-së ndaj Kosovë është pak bullizuese, mënyra si është sjellë me vizat tregon një qasje diskriminuese. Nuk është sekret, BE-ja po i trajton më keq viktimat e nazizmit serb, ndërkohë që Serbisë i ka dhënë shumë avantazh edhe ajo kur sjellë probleme neë rajon në BeH, Mal të Zi dhe në Kosovë”, nënvizoi diplomati.

Krahas kësaj, përmendi disa nga pengesat kryesore, me të cilat po përballet Kosova në rrugën për integrim evropian.

ImageIsh-ambasadori Sylë UkshiniFoto galeri
Këtu, përmendi mosnjohjen e 5 shteteve të BE-së, raportet me Serbinë, si dhe politikat e BE-së.

“Sa i përket integrimit të Kosovës në BE, duhet ta kemi të qartë se pengesë kryesore është vetë BE-ja, sepse për aq koha sa pesë vendet e BE-së nuk e njohin Kosovën dhe pozicioni i tyre nuk është identik me atë të Berlinit, Parisit dhe Washingtonit, por me atë të Moskës, Kubës, Venezuelës, kjo tregon se BE-aj është jo vetëm e padrejtë, por edhe jo shumë serioze. Unë mendoj se Be-ja, sidomos e djathta evropiane, është shumë paragjykuese ndaj kosovarëve pasi shumica janë myslimanë, shpesh Kosovën e identifikojnë me vendet e Azisë. Të mos harrojmë ka qenë po kkjo BE e cila në prill të viotit 1996 e kishte njohur Jugosllavinë e cunguar (Serbisnë e Madhe) të Miloshevioqit, kur në Kosovë sundonte apartheidi, kur shqiptarët trajtoheshin si në mënyrlë më mizore, kur kosovarët ishin populli vendi i vetëm në Evropë që i ishet ndaluar gjuha, kujdesi shëndestësor, e drejta për punë dhe e drejta për jetë, ndërsa burokratët evropianë flisnin për integritet territorial dhe i bënin lavde Milosheviqit për Dejtonit. Kjo qasje ka bërë që sot që 25 vjet pas luftës në Kosovë të kemi president në Serbi ministrin e iNformacionit të regjimit nacist të Milosheviqit. Dhe pikërisht ky njeri, i cili do të duhej të ishte në Hagë për krime të luftës, shkon në Moskë dhe rreshtiohet përkrahët Hitlerit rus dhe diktatorëve të tjer të botës dhe MAduros së Venezuellës, ndërkohë që BE-ja i ndan fonde Serbisë dhe e sanksionon Kosovën pse nuk lejon operimin e struktuirave kriminale. Po kjo BE përse mbyllë sytë kur Serbia vazhdon spastrimin etnik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës përmes të metodës kriminale të “pasivizimit të adresave.”. Vetë BE- flet për drejtësi, por në rastin e shqiptarëve përdorë dy lloj standarde.
Çfarë të presim nga BE dhe burokratët e sja kur Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, deklaron në mënyrë qesharake se “kjo mbetet në ndërgjegjen e të gjithë atyre që po shkojnë, realisht, krah për krah me Putinin, i cili po zhvillon një luftë.” Çështja e integrimit evropian dhe stabiliteti i Ballkanit nuk janë çështje morale dhe të ndërgjegjes.

Paramendoni për një moment sikur 25 vjet pas Luftës së Dytë Botërore të kishim në Gkermnai kancelar jo Willy Brandt por një ministër të Hitlerit”, shpjegoi Ukshini.

Tutje, ish-ambasadori u fokusua tek dialogu me Serbinë, e që tha se BE nuk është e gatshme t’i shtyjë palët drejtë një marrëveshjeje.

Po ashtu, u shpreh se me një shtet që ka lidhje të forta me Putinin është e kotë të pritet normalizim.

“Unë kam thënë disa herë se qarqe evropiane që nga qershori 1999 kanë bërë përpjekje për ta rehabilituar Serbinë, për ta nxjerrë sa më të pastër për krimet dhe deportimet që kishte bërë më të frikshme që nga Holokausti. Në Evropë nuk ka pasur gatishmlri për ta dënuar deri në fund doktroninën e Serbisë së MAdhe. Gjithçka është përmbyllur me rrëzimin e Milosheviqit. Duhet ta kemi të qartë, se e keqja e rajonit nuk erdhi veç me Milosheviqin, ideja e Serbisë së Madhe ka ekzistuar gjatë tërë shekullit XX dhe kulmoi me projektin e Çubrilosheviiqt, Rankoviqit dhe Akademisë Së Shkencave dhe Arteve të Serbisë. Millosheviqi ishte vetëm një instrument i kësaj idelologjia, ngjashëm si është sot Vuciç.

Shikuar nga kjo perspektive, unë mendoj se me një Serbis të tillë, që shkon në preherin e Putinit, Maduros është naïve të pritet normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë”.

Gjithashtu, konsideroi se Kosova po diskriminohet nga BE-ja dhe rreziku kryesor vjen prej saj dhe mungesësë së politikave të duhura.

“Përveç kësaj pengesa kryesore për ecjen përpara të Kosovës drejt Bashkimit Evropian është Brukseli, i cili viteve të fundit ka një qasje diskriminuese ndaj Kosovës. Vetëm një shembull, kush e ka paramendur që pas bllokimit që I bëri Rusi dhe Kina pranimit të Planit të Ahtisaarit në KS të OKB-së, me 2024 do të jenë vendet e BE-së ato që do ta pengonin Kosovën të anëtarësohej në Këshillin e Evropës, duke shpikur pretekste të ndryshme.

Pra, rreziku i Kosovës vjen nga vetë qasja e padrejtë dhe diskriminuese e BE-së, vjen nga mungesa e përkrahjes në luftimin e terrorizmit dhe synimeve hegjemoniste të Serbisë, vjen nga organizata që e përdhel Serbisë e kur ajo bënë aksione terroriste brenda Kosovës, e përkëdhel Serbinë kur Milosheviqi i ri (Vucic) shkon në shtratin e Hitlerit rus, apo kur rreshtohet pranë diktatorëve tjerë të botës. BE-ja aktualisht po sillet me keq se në vitet 1990-ta, ajo e ka humbur rrugën në Evropën Juglindore, në njërën anën thotë, o bobo influneca ruse dhe kineze, në anën tjetër, kur Serbisë shfaqet përkrah Kinës dhe Rusisë, burokratët e BE-ë flasin për ndërgjegjeje dhe bëjnë deklarata koti”, shtjelloi Ukshini.

Në fund, diplomati shtoi se Kosova do të duhje ta hiqte nga kalendari ditën e 9 majit, nëse BE-ja i mban në fuqi sanksionet.

Madje, tha se kushti i Asociacionit vetëm i vështirëson raportet dhe nuk zgjidh gjë.

“Turpi i Evropës është kur Kosova përkrahet dhe njihet nga vendet aziatike dhe afrikane, ndërsa vendet e BE-së nga flasin për gjoja të drejtën ndërkombëtare. Me këtë qasje ato po minojnë vetëm politikën perëndimore në Evropën Juglindore.

Për të avancuar në rrugën e integrimit evropian, Kosova duhet të njihet menjëherë nga pesë vendet e BE-së. Nëse BE-ja I mban në fuqi sanksionet, unë mendoj se edhe Kosova do të duhje ta hiqte nga kalendari ditën e 9 mjait, sepse kjo tingëllon absurd, të festohet një datë e një organizate e cila me alibi të ndryshme na bulluzoi për çështjen e vizave dhe tani na ndëshkon përse në Kosovë nuk lejohet të funksionojnë strukturat serbe, të cilat janë mbetej e regjimit të Mlosheviqit.

Si në vitet 1990-ta kur fundi i negociatave riktheu angazhiumin ushtarak amerikan, edhe tani mendoj se nëse dialogur nuk kalon tërësisht në duart e SHBA-së, ky dialog është humbje kohe dhe në funksion të akomodimit të interesave hegjemoniste të Serbisë brenda Kosovës. Të jemi të qartë, formimi i Asociacionit nuk i normalizon marrëdhëniet Kosovë-Serbi, por vetëm hap shtegun që Serbia të shtrojë kërkesa të reja”, përmbylli Sylë Ukshini për “Bota sot”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *