POLITIKATË FUNDIT

Faton Peci: Albulena Haxhiu nuk është problem, LDK dje e tha se nuk votojmë kandidat të VV-së

Deputeti i VV-së Faton Peci para vazhdimit të seancës konstituive ka thënë se Albulen Haxhiu nuk është problemi për moskonstituimin e Kuvendit.

Sipas tij LDK ka deklaruar se nuk do ta votojnë asnjë kandidat të propozuar nga VV-ja.

“Çdo ditë vijmë me shpresë që dhe partitë tjera opozitare do të reflektojnë që Kosova të ketë institucione në radhë të parë, duke konstituuar Kuvendin.

Ne do të vahdojmë të bëjmë përpjekje për këtë. Sa i përket emrit për kryeparlamentar, mendoj që mbrëmë e kam pa një deklaratë të zonjës Hykmete Bajrami, që deklaroi që për asnjë emër të VV nuk votojnë. Rrjedhimisht e gjithë kjo zhurmë që me indentifiku që Haxhiu është problemi, nuk është“, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *