Nuk munden pa PDK-në dhe AAK-në”, deputeti i VV-së reagon pas refuzimit, “zbulon” çka do Abdixhiku
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar pas refuzimit të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për një koalicion.
Basha përmes një shkrimi në Facebook, shkruan se ata i ofruan që të bëjnë një qeveri stabile, por LDK nuk mundet pa PDK dhe AAK-në.
Sipas tij, Abdixhiku propozon dorën e vjetër të mbajë ende gjallë.
Shkrimi i plotë:
“Ne i ofrojmë, hajde vazhdojmë bashkë me një qeveri stabile me 76 deputetë, ky thotë, “jaaa s’mundem pa PDK-në e AAK-në!”
Kryeministri e zgjati dorën e bashkëpunimit, dhe Lumiri zgjedhi me refuzu! Ai po propozon të vjetrën me e mbajtë ende gjallë. Ajo është e pamundur, por edhe e papranueshme.
Ti vazhdo me ta, ne jo!