Dëbimi i turpshëm nga Amerika”/ Profesori: Fundi i Aleksandër Vuçiqit
Profesori Binak Maxharraj ka reaguar ashpër pas dëbimit të Aleksandër Vuçiqit nga SHBA, duke e cilësuar këtë si një turp të madh dhe një fund politik për presidentin serb.
Maxharraj e cilëson Vuçiqin si “rrenacak të pabesë”, një njeri pa asnjë lidhje me vlerat demokratike perëndimore, por që përfaqëson – sipas tij – “vlerat sllave të urrejtjes ndaj të tjerëve”.
Ai e akuzon Vuçiqin për rolin e tij të drejtpërdrejtë në tensionimin dhe destabilizimin e situatës në veri të Kosovës për më shumë se dy dekada.
Sipas tij, dëbimi i Vuçiqit nga SHBA është një akt i qartë politik dhe një goditje e madhe për imazhin e tij ndërkombëtar..
Postimi i plotë:
Pas këtij skandali Vuçiq duhet të japë dorëheqje të menjëhershme nga pozita e kryetarit të Serbisë, por edhe të largohet nga posti i kryetarit të partisë të cilën e drejton.
Aleksandër Vuçiq ishte ministër në Qeverinë e Millosheviqit. Ky i takon skuadrës vrastare të Millosheviqit dhe çetnikut Vojisllav Sheshel, të cilët edhe mund të mos jenë njerëz, pos formës së tyre si njerëz, të cilët kanë bërë krime në gjithë hapësirën e ish-Jugosllavisë. A. Vuçiq është një rrenacak i pabesë, bile edhe fytyrën e ka të kriminelit, sepse është bashkëpjesëmarrës i krimeve që Shesheli me paramilitarët i kanë bërë në Kosovë.
Aleksandër Vuçiq është president i Serbisë, nuk është njeri i paqes, nuk është aspak paqësor, nuk di se çka është demokracia perëndimore, por i përfaqëson vlerat sllave, vlerat e urrejtjes ndaj njerëzve. Ky njeri është i paskrupullt, të cilit nuk duhet besuar asgjë. Ky njeri është më meritori që Veriu i Kosovës është në këtë gjendje që është. I cili për 26 vite e mbajti flakën ndezur në veri të Kosovës. Këtij njeriu nuk i intereson aq shumë një grusht serbësh në veri, por i intereson nëntoka, pasuritë marramendëse nëntokësore të veriut. Ky njeri është në gjendje të bëjë çmos për të mos u larguar nga veriu. Ky njeri është i pabesë, siç nuk kanë besë të gjithë serbët, këtij njeriu nuk duhet zënë besë. Ky njeri të pret në besë dhe në çdo kohë, po të ketë rastin, edhe të vret. Ky njeri është me zemër në Rusi, por i dëshiron paratë e Perëndimit, flirton me ta, i rren, i mashtron derisa të mundet për interesa të shtetit të vet.
Dhe së fundi, këto ditë i dolën dallaveret për ledinë bashë në Amerikë, ku nuk ishte i ftuar zyrtarisht, dhe pa një pa dy, Amerika ia mbylli dyert duke e deportuar dhunshëm nga Amerika.
U turpërua para krejt botës, mbeti pa fytyrë, ani pse nuk kishte kurrfarë fytyre – ishte i pafytyrë.
U deportua në Serbi, të cilën nuk e priti askush.
Ky është fundi i tij tragjik si politikan, por edhe si pushtetar.
Pas kësaj goditje drastike që ia bëri Amerika, A. Vuçiq nuk ka fytyrë të paraqitet në opinion.