Familja Imeri mbështet koalicionin LVV-LDK: Ja çfarë deklaron
Familja Imeri ka shprehur publikisht mbështetjen për një koalicion të mundshëm mes Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke e cilësuar si një bashkërendim strategjik që shkon përtej një marrëveshjeje partiake.
Në një deklaratë publike, theksohet se baza elektorale e këtyre dy subjekteve politike ka shumë të përbashkëta, duke kujtuar se një pjesë e madhe e votuesve të sotëm të VV-së dikur ishin mbështetës të LDK-së tradicionale dhe vizionit të presidentit historik Ibrahim Rugova.
“Letra e Kryeministrit Albin Kurti nuk është thjesht një ofertë për koalicion, por një thirrje për një bashkëpunim të ri politik, të ndërtuar mbi vlera të përbashkëta dhe vizion afatgjatë për shtetin”, thuhet në deklaratë.
Familja Imeri vlerëson se ky bashkëpunim nuk nënkupton fshirjen e dallimeve mes dy partive, por një përpjekje për të bashkuar forcat drejt një qëllimi të përbashkët: avancimit të agjendës shtetformuese dhe ndërtimit të një boshti të ri politik, të qëndrueshëm dhe të orientuar nga mirëqenia publike.
Shkrimi i plotë:
Koalicioni LVV-LDK ❤️💙
-Në thelb të kësaj letre qëndron një e vërtetë politike dhe elektorale: elektorati i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje kanë baza të përbashkëta.
-Një pjesë e madhe e mbështetësve të Vetëvendosjes sot, dikur ishin votues të Ibrahim Rugovës dhe LDK-së tradicionale.
-Prandaj, kërkesa për bashkërendim politik nuk është thjesht një ofertë për koalicion, por një ftesë për riorientim strategjik të elektoratit rugovian drejt një qëllimi të përbashkët – avancimit të agjendës shtetformuese.
-Letra e Kurtit duhet parë si një përpjekje për të krijuar një bashkëpunim të ri politik, të ndërtuar mbi vlera të përbashkëta dhe vizion afatgjatë.
-Ky bashkëpunim nuk mohon dallimet mes VV-së dhe LDK-së përkundrazi, siç ka thënë edhe vetë Kurti, ato janë dy subjekte me histori, orientime dhe qasje të ndryshme.
-Por pikërisht për këtë ekzistojnë koalicionet politike për të bashkuar forcat në funksion të një synimi më të madh se vetë partitë.
-E rëndësishme është të nënvizohet se qytetari i Kosovës, sidomos ai që identifikohet me frymën rugoviane, nuk dëshiron koalicione me PDK-në apo AAK-në .
-Këtë e ka dëshmuar koha dhe rezultati zgjedhor.
-Kërkesa e Kurtit duhet të mirëpritet si një hap për të shmangur kthimin në praktikat e së kaluarës dhe për të ndërtuar një bosht të ri politik, të qëndrueshëm dhe të orientuar nga shteti dhe mirëqenia publike.
-Në këtë drejtim, letra e Kurtit nuk është thjesht një adresim partiak, por një thirrje politike me përmbajtje kombëtare.
-Prandaj, përgjigjja ndaj saj duhet të tejkalojë kalkulimet e zakonshme elektorale dhe të marrë në konsideratë interesin më të gjerë të shtetit dhe shoqërisë.