POLITIKATË FUNDIT

Cilët shqiptarë muslimanë i masakroi Skenderbeu!?

Ndonëse shumëçka nuk është sqaruar mirë për atë epokë, por megjithatë disa gjëra janë të sqaruara, edhe nga shumë studijues botërorë. Bie fjala, ne e dijmë se Perandoria Osmane përdorte strategjinë e “sundimit gradual”. Pra, kur i mposhte ushtritë kundërshtare, së pari ato vende i bënte vasale d.m.th., që ato vende edhe më tutje për një kohë të caktuar udhëheqeshin nga sunduesit lokal duke jetuar në organizimin e tyre të mëparshëm shoqëror. Dhe në fazën e dytë Perandoria Osmane bënte regjistrimin e pasurisë (ekonomisë) dhe banorëve në deftere, dhe i eleminonte sunduesit lokal duke i zavendsuar me sunduesit e rinjë nga Porta, të cilëve ua falte tokat (timaret) e konfiskuara nga sunduesit dhe fisnikët lokalë. Dhe kjo merrte kohë, varësisht nga vendi (lexo autorët Halil Inalcik, Andrew Hess. Imber Colin etj).

Gjithashtu dihet se Perandoria Osmane, ndonëse i ngriti disa garnizone ushtarake ka viti 1415, por ama sundimin e vet në tokat shqiptare nuk e konsolidoi deri kah gjysma e fundit të shekullit XV. Bie fjala, ajo pjesën jugore e futi nën kontroll vetëm pasi që pushtoi bregdetin e Detit Jon me 1449 (Janinën dhe Artën i pushtoi me 1431); Kosovën me 1445; Shkodrën me 1479 kurse Durrësin nuk e zotëroi deri me 1500, derisa nuk u larguan venedikasit. Sikurse që dihet fakti se osmanët (Mehmeti i II’të) e pushtuan Konstandinopojën me 1453, gjersa selia tjetër e Shenjtë, pra Vatikani, asnjëherë nuk u pushtua nga asnjë fuqi. E “masakra ndaj shqiptarëve muslimanë” thuhet se Skenderbeu e bëri pas disa muajve pasi që u kthye në Krujë (1443).

Prandaj, duke i patur parasysh këto të dhëna, shtrohet pyetja se kush ishin ata shqiptarë (dhe sa ishin !?) të cilët u konvertuan në islam, ende pa u konsiliduar pushteti osman!? Nëse nisemi nga fakti se islamin në Ballkan e solli Perandoria Osmane, dhe, në kohën kur edhe më tutje dy Selitë e Shenjta (Vatikani dhe Konstandinopoja) ishin shumë aktive!

Sipas dr Halil Inalqik, i cili është njëri nga historianët më të respektuar turk për Perandorinë Osmane, në veprën e tij “Othoman Methods of Conquest” të publikuar me 1954, duke u mbështetur në defter (Aranvutluk defteri) thotë se “shumë nga të shpërngulurit prej anëve të ndryshme nga Azia e Vogël dhe gjithandej ju dhanë timare (zotërime) në Shqipëri mes viteve 1415 dhe 1430 (lexo fq 103-129)…”. Sigurisht se në mesin e kësaj “kolonë të pestë” kishte edhe ndonjë shqiptar që ishte konvertuar për arsye të privelegjeve të mundshme (si bie fjale vet Skenderbeu por edhe nipi i tij Hamza e kishin bërë një gjë të tillë).

Në këtë kontekst, gjithashtu duhet patur parasysh edhe faktin se në trevat shqiptare në këtë kohë është folur shqipja, latinishtja, greqishtja koine, dhe në disa vende edhe sllavishtja, por ama osmanishtja dhe arabishtja pak e hiç. Po ashtu fakt i njohur është se (në këtë kohë) edhe librat ishin të rallë dhe shumë të shtrenjtë (luks), bile deri në periudhat e më vonshme d.m.th., edhe pasi që Gutenbergu inovoi shtypshkronjën e tij (1450). Andaj, me të vërtet shtrohet pyetja se në kohën kur nuk kishte libra, kur nuk flitej gjuha dhe kishat (ortodokse dhe katolike) bënin punën e tyre të zakonëshëm si mund të flitet për të konvertuar gjenuin!? Si u bindën ata që të konvertohen!? Kur procesi i konvertimit zgjatë dhe kërkon kohë dhe kushte të caktuara. Pra: kush dhe si i bindi shqiptarët që të konvertohen, para vitit 1444, kur supozohet të ketë ndodhur “masakra ndaj shqiptarëve muslimanë”.

Prandaj, studimi i autorit Inalqik (por edhe i shumë të tjerëve) nuk lenë përfundim tjetër pos asaj se Skenderbeu ata “që i masakroi”, ai i “masakroi” sepse i trajtoi si osmanë dhe agjentë osmanë (rrezik potencial) e jo si (shqiptarë) muslimanë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *