ROZËTË FUNDIT

Alby the Goat ‘çmend’ rrjetin, ndan foto romantike krah partnerit

Që prej pjesmarrjes së saj në Big Brother VIP Kosova, ajo është një prej emrave më të komentuar në rrjetet sociale.

Fjala është për Alby the Goat, e cila ka ndarë me ndjekësit momente të nxehta romantike krah partnerit të saj. Në foton e publikuar së fundmi në Instagram, çifti shfaqet duke shijuar një moment intim dhe plot dashuri, duke shkëmbyer përqafime të ngrohta në një ambient romantik.

E veshur me një fustan të gjatë vjollcë dhe me detaje shkëlqyese, Alby duket mjaft elegante dhe e lumtur në krahët e partnerit, i cili e mban ngrohtë dhe me dashuri. Atmosfera romantike dhe elegante e ambientit ku çifti gjendet, e kombinuar me ngjyrat e ndezura dhe dekorin ekstravagant, shton magjinë e këtij momenti intim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *