Bravo Kurti”, avokati shqiptar me deklaratë të fortë: Ja pse janë ‘tronditur’ Serbia e Rusia…
Avokati shqiptar, Spartak Ngjela ka bërë një shkrim në lidhje me armatosjen e Kosovës.
Së pari, mirëpritit vendimin e qeverisë Kurti për ndarjen e një buxheti prej 1 miliard euro për armatosje, gjë e cila ka shqetësuar Beogradin e Moskën.
Madje, Ngjela përmendi reagimet e Lavrov, si dhe frikën më të madhe të Serbisë.
“Politika e Rusisë me ministrin e jashtëm Lavrov është hedhur në sulm kundër armatosjes së Kosovës me një miliardë euro.
Por ky më shumë është një dëshpërim i Moskës dhe Beogradit
Bravo kryeministri Kurti, se kjo është një zgjidhje e fortë për garancinë e pavarësisë së Kosovës, sepse nga ky plan armatosjeje, Serbia është tronditur shumë.
Po ku e ka frikën Serbia?
Serbia e ka frikën te historia në ngritje permanente të shqiptarisë në Gadushullin llirik”, shkroi ndër të tjera Ngjela, përcjell “Bota sot”.
Shkrimi i plotë
Armatosja e Kosovës ka shqetësuar botën agresive sllave që nga Beogradi e deri në Moskë.
Por kot çirren sllavët në Beograd, se asgjë nuk i bëjnë dot botës shqiptare në Gadushullin Ilirik, por ata detyrohen ta ngrenë tonin pikërisht nga fakti që shqiptaria tani është shumë e fortë.
Me ardhjen e Donald Tump si president i shteteve të Bashkuara, Beogradi politik u gjallërua, por shpresat e tyre të kota u prenë kur Uashingtoni i kthehu sërish në Kosovë dhe në Shqipëri ekspertët ushtarakë amerikanë, por që ndërkohë ka konsoliduar edhe projektet për bazat amerikane në Shqipëri dhe në Kosovë.
Në Shqipëri ka filluar funksionimi i aeroportit të madh të Kuçovës, dhe riarmatosja e Shqipërisë do të vijojë me ritme të shpejta.
Aleanca e Amerikës dhe e NATO -s me botën shqiptare në Gsdushullin Ilirik është një vlerë e madhe historike edhe për NATO -n e Shtetet e Bashkuara, por edhe për Shqipërinë e Kosovën.
Qeveria Kurti është për t’u përshëndetur se ka gjetur zgjidhjen më të fortë të garancisë së shtetit të pavarur të Kosovës me armatosjen me një miliard euro të shtetit të Kosovës.