Media boshnjake ia përplas fytyrës Vuçiqit për Kosovën dhe vajzën tonë: Për Milicën heshti!
Këto ditë, në Podgoricë është mbajtur Kampionati Evropian i xhudos, ku morën pjesë përfaqësues edhe nga Kosova dhe Serbia.
“Heshtje dhe heshtje në Serbi!
Viktima e re e regjimit: Një serbe është poshtërua nga një grua kosovare, dhe ajo mori një goditje edhe më të dhimbshme nga vetë Vuçiqi.
Milica Nikoliq, një nga konkurrentet më të mira serbe, shpresonte t’i sillte një medalje vendit të saj, por nuk ia doli dot.
Pasi mposhti rusen Katarina Efimova, kundërshtarja e saj e radhës ishte Distria Krasniqi, përfaqësuese e Kosovës.
Krasniqi ishte ai që fitoi, por ajo që tërhoqi shumë më tepër vëmendje ishte fakti që Serbia pranoi të luftonte me kosovaren.
Këtë herë, askush nga kampi serb nuk protestoi, askush as nuk u përpoq ta parandalonte luftën… Ishte sikur serbët po pajtoheshin me pavarësinë e Kosovës”, shkruan media boshnjake “Sportsport”..
“Për ta bërë situatën edhe më të dhimbshme për Nikoliqin, paraqitja e saj në Podgoricë kaloi krejtësisht në harresë të mediave serbe, shumica e të cilave janë pro-regjimit.
Sigurisht që nuk u pëlqeu atyre të informonin publikun për duelin Serbi – Kosovë.
Dhe nuk është se Aleksandar Vuçiç nuk po e ndjek garën në Podgoricë, gjë që e konfirmoi duke përgëzuar Andrea Stojadinovin, i cili fitoi medaljen e bronztë në kategorinë 48 kilogramë”, shkruan më tej.
“Andrea Stojadinov jonë është e treta në Evropë! Lajm i shkëlqyer për Serbinë nga Kampionati Evropian në Podgoricë dhe një sukses i madh për xhudistet tona femra. Bravo Andrea, ajo po lufton për vendin e saj në këtë mënyrë”, tha Vuçiç.
Presidenti i Serbisë ishte ndër të parët që e uroi Stojadinovën, ndërsa për Nikoliqin heshti.
Nëse do ta kishte fituar kosovaren, urimi i Vuçiçit ndoshta do të kishte qenë ndryshe…”, shkruan media boshnjake.