Emisari i BE-së: Vizitë e rregullt në Prishtinë në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen, ka thënë se është një vizitë normale në Prishtinë në kuadër të angazhimeve të tij. Ai ka thënë se pas Prishtinës do të udhëtojë në Beograd.
Sorensen në Prishtinë është takuar me zëvendëskryeministrin në detyrë Besnik Bislimi.
“Jam ne Prishtinë me stafin në kuadër të angazhimeve si emisar i dialogut, bashkë me stafin tim. Pas Prishtinës do të shkojë në Beograd. Është një vizitë normale, jam i lumtur që jam këtu. Do të vazhdoj në Beograd dhe pastaj në Bruksel. Jemi duke punuar, kaq”, tha Sorensen.