Berisha: Zdravstvuyte, Ramush!
– Gjuha të çon deri në
Kiev… thotë një proverbë ruse.
– Me gjuhë në krah, Ramush Haradinaj ka mbërri deri në Moskë.
– Por, pasi që ky si çakalle, flet shumë, rusët e kanë një proverbë tjetër që thotë se ‘Llafazani është thesar për spiunin’!
– Ramush Haradinaj është i bindur se Rusia i çon rregullisht njerëzit e saj tinëz për t’ia shkatërruar partinë.
– Nejse, nga zyrat që për njëzet vjet i ka shfrytëzuar pa pare e ka larguar Vladimir Peci, spiun i Putinit për sektorin e zyrave.
– Putini i ka dobësuar pozicionet e Ramushit, duke e detyruar të paguaj qera për herë të parë në
jetën e tij…
që është ndjenjë… e rëndë.
– Rusia është e madhe sa krejt Evropa, dhe guxon ta pushtojë Evropën, por kur e pushton AAK-në tregohet e matur, e pushton tinëz.
– Pas Pecit, spiuni kryesor që është
infiltruar në odën e Ramush Haradinajt ëshë Vladimir Fatmiri, i cili e ka shtrirë trafhtinë e tij edhe në kuzhinën e Ramush Haradinajt.
– Vladimir Fatmiri e ka pasur për detyrë nga KGB që ta tradhtojë Ramush Haradinajn, pa pritur e pa u kujtuar, dhe në mënyrë të befasishme ta braktis, për një jetë më të mirë, me Albinin.
– Edhe Inteligjenca Artificiale thotë për mua se bëj komente të sinqerta, prandaj po ju tregoj sinqerisht se ngapak po frikësohem që po ia përmend emrin, se veç çka s’më ka quajtur ‘ku.vë’.
– Se, kur nervozohen meshkujt shqiptarë, ndryshe nuk u thonë femrave: kur janë të mençura- kuçka, e kur s’janë: lopë.
– Por nëse vjen puna deri aty…pastaj unë nuk qetësohem, e nuk i them vetes njeri pa e zbuluar se kush është më
kuçkë!
– Një grua po flirtonte me
një rus në një kafiteri, dhe po e pyet!
– Çfarë punon!
– Punoj në KGB, ia kthen ai.
– Cool, i thorë ajo! Ma trego ndonjë rrëfim interesant!
– Për ty apo për mua – e pyet ai!
– Nëse z.Haradinaj është paqejf dhe ka përfytyrime, gjynah, se të jetosh me paranojën që të
ka hyrë KGB-ja në shtëpi, është e dhimbshme.
– Ju kujtojet ‘Beautiful mind’, John Nash se si ishte i bindur që punonte për CIA-n.
– Jo bash si në film, se Ramush Haradinaj nuk mendon se punon për Mosadin, që e di se çfarë mendon KGB,….
– I vetmi përfytyrim i tij që diktohet lehtë është se ky kujton që është normal.
– KGB i di të gjitha, por nuk e di se si ia ka deshifruar Ramush Haradinaj bashkëpunëtorët shqiptarë të Kosovës.
– E kur Kosova është pushtuar politikisht nga Rusia, AKI ka qenë e zënë duke ia kthyer prapa-nicën kamerës së Vjosa Osmanit.
– Se as CIA nuk e ka hetuar kur ka hyrë këtu Rusia, dhe nga Ramush Haradinaj e ka kuptuar se Kosova është në duar të Rusisë.
– Ama, Ramushi e ka fjalën për rusët e vitit 1999.
Ata rusë kanë dalë nga Kosova, ama ende jo nga mendja e Ramushit.
– Ramush Haradinaj e urren krejt Rusinë. Shumë.
– Urrejtja nuk është patriotizëm.
Se nëse më pyet mua se a më i mirë është Dostoevsky apo Ramushi, dihet çka them unë…
– Larg është Rusia.
Edhe më larg Ramushi.
Veç vuajtja e tij është më e madhe se Rusia…Anipse ‘nije vodka rakija’!
P.S. Nuk je vetëm, Albin!