Përplasja e ashpër mes Azdren Shalës e Xhenur Isenit: Albin Kurti është fatkeqësia e këtij vendi
Në emisionin “Pressing” të T7 është diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovës në lidhje me Kuvendin.
Gjatë diskutimit pati debat në mes analistëve Azdren Shala dhe Xhensur Isenit.
Shala tha se “Albin Kurti është fatkeqësia”, duke iu referuar atë që e kanë thënë PDK-LDK-AAK.
E tash thotë Shala ky vullnet nuk po jetësohet.
“Hamza dhe Haradinaj janë të gatshëm me marrë postin e kryeministrit, veç e ka prish pazarin Abdixhiku dhe Limaj, shumë e thjesht. Nuk e kanë pasur seriozisht kur më kanë thënë mua si qytetar, Albin Kurti është fatkeqësia e këtij vendi. Unë më këta s’i ngoj Këta më kërkush s’i merr seriozisht”, tha Shala.
“Ti thua, ti thua sepse ai i ka votuesit e vet, ai e ka ruajtur unitetin e partisë”, ia ktheu Iseni.
“Uniteti i partisë nuk është i rëndësishëm sa vullneti i vendit”, vazhdoi Shala.
Ai tha se për të nuk ka rëndësi edhe të shuhet PDK e LDK, veç të largohet Kurti