ROZËTË FUNDIT

“Si mendon se do të vazhdojë raporti me Gjestin?”/ Egli habit me përgjigjen: Fatkeqësisht…

Mbrëmjen e djeshme, katër finalistët e “Big Brother VIP 4” kishin në shtëpi disa mysafirë shumë specialë. Atyre iu bashkuan për pak orë disa nga moderatorët e njohur të Top Channel.

Pasi darkuan, katër banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri u vendosën përballë pyetjeve të tyre.

Në një moment Nevina Shtylla iu drejtua Eglit me një pyetje në lidhje me Gjestin.

“E kam me Eglin, si mendon se do vazhdojë marrëdhënia me Gjestin kur të dalësh nga shtëpia? Si mendon, jo si do të doje ti të ishte?”, ishte një pyetje që Nevina i drejtoi finalistes.

Kjo e fundit u shpreh se këto ditët e fundit ka nisur që të mendojë se nga ana e Gjestit nuk do të vazhdojë asgjë.

SONDAZH / Kush e fiton Big Brother VIP 4?
“Si mendoj? Deri në një moment të caktuar, deri para disa ditësh kisha një tjetër përshtypje, po këto dy ditët e fundit fatkeqësisht nga ana e tij mendoj që nuk do vazhdojë asgjë. Megjithatë ngelet për t’u parë, nuk dua t’a gjykoj këtu brenda, do bëj si do bëj, do pres 48 orë që t’a marr si përgjigje”, tha Egli.

Ndërkohë duke qeshur Gjesti tha:

“Tani që the këtë, kam me vazhduar me ty 1 vit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *