OPINIONPOLITIKATË FUNDIT

Po ia kërkojnë Kurtit dorëheqjen, Kimete Berisha ironizon ‘keq’ me opozitën – Haradinajt ia përmend këtë gjë

Publicistja Kimete Berisha ka reaguar në lidhje me dështimin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Ajo përmes një shkrimi në Facebook, kritikoi opozitën dhë këmbënguljen e saj që “Kurti të dorëhiqet”.

Berisha tha se kjo është absurde, pasi nuk mund të dorëhiqesh nga një mandat që tashmë ka përfunduar.

Përveç kësaj, publicistja kishte edhe disa fjalë për Adem Hoxhën dhe kalimin e tij në grupin parlametar të AAK-së së Ramush Haradinajt, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Sa poshtë ka rënë katundi!

– Opozita e kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit që e ka përfunduar mandatin!

– Për ta marrë me të mirë opozitën që të mos e kall Kosovën, Albin Kurti duhet patjetër që të dorëhiqet nga pozita që nuk e ka!

– Opozita po kërkojnë që Albin Kurti të dorëhiqet nga pozita e kryeministrit, por, ai nuk po ua plotëson dëshirën, sepse s’është më kryeministër që të dorëhiqet…!

– Është në detyrë.

As i dorëhequr s’është.

Sepse është absurde edhe të dorëhiqet!

– Nuk ka logjikë të dorëhiqesh nga një mandat që ka përfunduar!

– Pra, opozita e ka një dëshirë që nuk u plotësohet, sepse për t’ua plotësuar dëshirën duhet të kthehemi prapa në kohë e nuk mundemi, pra, duhet të kthehemi në kohën kur Albin Kurti ishte kryeministër…!

– Rrezik mos po bëhet luftë, se ata janë të vendosur…njëzëri po thonë se: ‘Ne nuk duam të bëhemi deputetë, pa u dorhequr Albin Kurti’!

– Ani mos u bëni deputetë, hani tortë!

– Ta urresh dikë, më shumë seç e do veten, kjo është risi emocionale që e zgjon edhe vëmendjen e skofiarëve!

– Se, veç një pasion i kuq të bën ta lësh veten pa u bërë deputet, veç për ta parë të dorëhequr Kryeministrin që e ka kryer mandatin.

– A ka motiv më alogjik se ky?

– Ky është frustrim i thelllë emocional…

sepse opozita duan t’ia dëshmojnë Albin Kurtit se s’janë ‘hajvanë’…

aq shumë duan ta bindin që s’janë, sa që po duken ‘që janë’.

– Se, siç është vendi – bëhet Kuvendi.

E, kësi mjerimi ndodh kur nuk e ke vendin në Kuvend.

– Por në Grupin e Ramushit e ka bërë vendin njeriu i Milan Radojçiçit!

Ndoshta Ademi është penduar, se e ka mbiemrin ‘Hodža’…!

Anipse, Ramushi e ka mërzi ‘Lindjen’…

por, opozitat tërhiqen, për shembull: Heroi me Tradhtarin…!

P.S. Ndryshe, kësaj i thonë… ‘Shpansko Sello’!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *