“Serbët s’e dinin që ishim vetëm dy”: ish-snajperisti i Koshares rrëfen momentet gjatë betejës
Sot shënohen 26 vjet nga Beteja e Koshares, një nga përballjet më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës për liri.
Më 9 prill 1999, luftëtarët e UÇK-së, të udhëhequr nga Brigada 138 “Agim Ramadani”, arritën të thyejnë kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke hapur rrugën për furnizimin me armatim dhe mbështetje logjistike.
Një nga ish-snajperistët e Koshares, Michael Spath, ka rrëfyer për një moment të veçantë gjatë betejës, në emisionin “Ora Shtatë” kur ai dhe një tjetër luftëtar ishin të vetmit që mbaheshin në pozita.
“Na ishim vetëm ne dy, dhe serbët kishin ardhur, por ata nuk e dinin se ishim vetëm dy. Një serb kishte një granatë, dhe unë bëra atë që duhej të bëja. Kemi gjetur shumë gjëra të paligjshme që ia dhamë komandantit”, rrëfeu Spath