POLITIKATË FUNDIT

“Në vazhdimësi vepron agjentura shtetërore serbe në Kosovë”

Ish bashkëluftëtari i heroit, Sali Çekaj, Saim Tahiraj në një prononcim për ‘Bota sot’ ka reaguar pas aksionit të djeshëm të Policisë së Kosovës, ku ka rezultuar me disa serbë të arrestuar.

Tahiraj thotë se, arrestimi i disa serbëve që ndodhi dje në Kosovë, të cilët ishin struktura të sigurisë serbe, është tregues që në vazhdimësi vepron agjentura shtetërore serbe.

“Të gjitha aksionet serbe në Kosovë, qofshin individuale, në grupe të vogla apo të mëdha, janë pjesë e një lufte speciale të organizuara mirë, të strukturuar profesionalisht, të përgatitura teknikisht nga shteti serb, që për qëllim kanë destabilizimin e shtetit të Kosovës. Të gjitha këto janë sulme direkte kundër shtetit të Kosovës”, thotë Tahiraj.

ImageIsh bashkëluftëtari i heroit, Sali Çekaj, Saim TahirajFoto galeri
Tahiraj thotë se, në këto kohë kur Serbia gjendet në një krizë ku pushteti aktual është i rrezikuar nga protestat studentore, përpiqet që me aksione të tilla të tërhjek vëmendjen e popullit serb në Kosovë.

“Veprime të tilla, pushteti në Serbi përpiqet t’i paraqet si veprime për mbrojtjen e serbëve në Kosovë. Institucionet shtetërore në Kosovë duhet t’i demaskojnë këto grupe apo individë dhe t’i paraqesin ashtu siҫ janë në realitet. Bashkësia ndërkombëtare duhet të bindet me fakte konkrete se prapa tyre qëndron shteti serb dhe për qëllimet e tyre”, vlerëson ai.

Ai thotë ndër të tjera për ‘Bota sot’ se, gjithashtu në këto situata populli shqiptar duhet të jetë më vigjilent, të bashkëpunoj ngushtë me organet e sigurisë dhe t’i njoftoj ato për çfarëdo dyshimi.

“Kosova është e të gjithëve, andaj duhet të kujdesemi të gjithë për të. Vetëm të bashkuar dhe të koordinuar shteti me popull mund të jemi të suksesshëm në mbrojtjen e Kosovës sonë të dashur”, thotë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *