OPINIONTË FUNDIT

Ish-ministri britanik: Veprim i mençur i Kenias për ta njohur Kosovën, Vuçiqi kukull e Putinit

Ish-ministri britanik për Evropën, Denis MacShane, e ka cilësuar si lëvizje të mençur veprimin e presidentit të Kenias William Ruto, për ta njohur pavarësinë e Kosovës.

Këtë koment ish-ministri britanik e ka bërë në faqen e tij në platformën ‘‘X’’, ku ai e ka cilësuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq si kukull të Putinit.

Ai po ashtu, ka thënë se sundimi serb mbi Kosovën nuk do të kthehet më.

‘‘Një lëvizje e mençur nga Presidenti kenian William Ruto për të njohur Kosovën, në përputhje me të gjitha ekonomitë kryesore demokratike.

Kukulla e Putinit, lideri serb Vucic, bërtet, por Kenia, si Kosova, e di çfarë do të thotë të jesh një koloni, dhe sundimi serb mbi Kosovën nuk do të kthehet më’’, ka shkruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *