Gërvalla: Kosova mbetet një histori suksesi në Ballkan
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka marrë pjesë në një diskutim me studentë në Paris, në kuadër të ligjëratës me Nezir Krakin për të diskutuar për marrëdhëniet e Kosovës me BE-në në kontekstin gjeopolitik.
Gërvalla ka bërë të ditur se me studentë francezë dhe evropianë ka disktuuar për rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së, sfidat dhe sukseset, si dhe rëndësinë e integrimit të Ballkanit për sigurinë dhe stabilitetin e Evropës.
“Në bashkëbisedim me studentët, theksova se Kosova mbetet një histori suksesi në Ballkan, një vend që ka dëshmuar përkushtim ndaj vlerave evropiane, ndërtimit të institucioneve të qëndrueshme dhe forcimit të demokracisë.
Megjithatë, procesi i integrimit nuk është vetëm një synim për ne, por edhe një domosdoshmëri për vetë Evropën, e cila nuk mund të jetë e plotë pa Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.