POLITIKATË FUNDIT

Objekti që i takonte Komunës së Zubin Potokut i kalon MPB-së

Grafitet “këtu jemi” të vendosura nga “Mbrojtja Civile” pritet të fshihen së shpejti.

Kjo pasi që ky objekt pranë komunës së Zubin Potokut, do t’i kalojë një institucioni shtetëror.

Ky aneks objekt i komunës së Zubin Potokut, që nga sot do t’i takoi ministrisë së Punëve të Brendshme, pas që ky dikaster ditë më parë bëri kërkesë ndaj komunës
E për këtë, këtë të premte, Kuvendi komunal mbajti një seancë.

Propozimin e bëri kryesuesi Vedat Mehmeti, i cili tha se MPB do ta shfrytëzojë këtë objekt për çështje administrative.

Ky propozim mori përkrahje edhe nga kryetari i komunës, Izmir Zeqiri, i cili tha se në këtë objekt do të kalojnë zyrtarë për lëshim të pasaportave dhe leternjoftimeve.
Por, kundërshtim pati nga një anëtar i partisë serbe, Lëvizja Qytetare, Sllavisha Bieshvac.

Pas konsultimeve, ky vendim-propozim u miratua me 13 vota për, 2 kundër dhe asnjë abstenim.

Sipas të dhënave që posedon drejtoria e Kadastrit, ky objekt deri tani ka qenë pronë e komunës së Zubin Potokut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *