TË FUNDIT

Presidentja Osmani kërkon nga BE-ja largimin e masave të padrejta ndaj Kosovës

Gjatë një takimi me ambasadorët e vendeve të BE-së, presidentja Vjosa Osmani theksoi urgjencën e largimit të masave të padrejta ndaj Kosovës, që dëmtojnë qytetarët tanë dhe cenojnë vetë parimet e BE-së.

Ajo gjithashtu diskutoi për procesin e dialogut me Serbinë dhe për hapat drejt konstituimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve në Kosovë.

“Poashtu diskutuam për hapat drejt konstituimit të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit si dhe për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE”, ka shkruar Osmani.

Presidentja Osmani theksoi se “Kosova mbetet e palëkundur në rrugëtimin e saj evropian dhe e përkushtuar për bashkëpunim me qëllim të avancimit në këtë rrugëtim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *