TË FUNDIT

Reagon Dobra: Sot ka ndodhur një padrejtësi e madhe, storja e prezantuar në televizion është e pavertetë

Zyrtari i Ministrisë së Bujqësisë, Bedri Dobra ka reaguar lidhur me lajmin për arrestimin e tij, duke e quajtur të pavërtetë dhe sulm mbi të dhe familjen e tij. Ai ka thënë se do të ndjekë rrugën ligjore për dëmtimin e imazhit tim personal, për të cilin kam punuar me vite të tëra.

“Sot ka ndodhur një padrejtësi e madhe. Nuk e di nëse ka qenë e qëllimshme apo jo, por ajo që di me siguri është se storja që është transmetuar në televizion është e pavërtetë.

Falënderoj institucionet, të cilat gjatë marrjes së intervistës kanë qenë shumë korrekte me mua dhe kanë vepruar në përputhje me ligjin. Megjithatë, ky sulm ndaj meje dhe familjes sime nuk mund të kalojë pa përgjigje. Do të ndjekim rrugët ligjore për të adresuar këtë situatë, si për shqetësimin në familje, ashtu edhe për dëmtimin e imazhit tim personal, për të cilin kam punuar me vite të tëra.

Pres nga të gjitha mediat dhe portalet që të kërkojnë falje dhe të paraqesin të vërtetën ashtu siç është. Falënderoj të gjithë miqtë dhe shokët për mbështetjen dhe shqetësimin e tyre”, ka thënë Dobra.

Ai ka thë se Ministria tashmë e ka demantuar lajmin e pavërtetë me fakte në faqen e saj zyrtare. “Unë mbetem gjithmonë i gatshëm për bashkëpunim.

Tani jam në shtëpi, duke pritur iftarin”, kas shkruar Dobra në reagimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *