TË FUNDIT

Sopi: Shtetet evropiane janë penduar për ndërhyrjen në Kosovën myslimane

Analisti Agim Sopi ka deklaruar se pas përfundimit të luftës dhe shpalljes së pavarësisë, disa shtete evropiane kanë ndryshuar qëndrim ndaj Kosovës, duke u penduar për mbështetjen e dhënë gjatë intervenimit të NATO-s në vitin 1999.

Sipas Sopit, pasi George W. Bush nuk e fitoi mandatin e dytë dhe ardhja e administratës së Barack Obamës ndikoi negativisht në përkushtimin amerikan ndaj Kosovës. Ndërkohë, siç thotë ai, disa vende evropiane kanë reflektuar mbi vendimin e tyre për të ndërhyrë, duke e parë krijimin e një shteti me shumicë myslimane si një faktor të mundshëm rreziku për të ardhmen e Evropës kristiane.

“Evropianët, shumica prej tyre, i kanë rënë pishman pse janë futur dhe janë solidarizuar me Amerikën në kohën e intervenimit në Kosovë. Ata kanë filluar ta përkëdhelin Serbinë, në vend që të vazhdonin sanksionet deri në denazifikimin dhe demokratizimin e saj”, ka thënë Sopi në “Konfront” të KTV-së.

Ai shtoi se ky ndryshim i qasjes ka ndikuar në qëndrimet aktuale të disa shteteve të BE-së ndaj Kosovës dhe Serbisë, duke krijuar sfida të reja për stabilitetin e rajonit.

Perteshi: Vuçiqit i është ngushtuar rrethi, ngadalë po bie

Skënder Perteshi nga Instituti Prevent ka thënë se presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i është ngushtuar rrethi nga protestat e mëdha të studentëve.

“Nëse shikojmë trendin e protestave, sidomos të fundit, s’ka pasur rënie të numrit ët protestuesve dhe rezistencës. Po flasim për një lider që ka pasur mbi 60 për qind të otave dhe që ka kontrolluar tërë jetën në Serbi. Gradualisht po shkojmë në një shtet ku rezistenca e qytetarëve dhe partive politike është në rritje e sipër. Po flasim për protesta masive që kanë dridhur komplet pushtetin në Serbi”, ka thënë ai në “Konfront” të KTV-së.

Ai ka thënë se Vuçiqi është në gjendje të përdorë gjithçka “për të mbijetuar”.

“Por edhe nëse mund t’u mbijetojë kësaj radhe, nuk besoj se mund të ndodhë në të tjerat. Pra nga një lider i padiskutueshëm në Serbi, gradualisht po i vije fundi dhe po bie”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se nuk pret që një ngjarje e tillë në Serbi të ketë “domino-effect” në Kosovë.

Që nga nëntori, kur në Novi-Sad vdiqën 15 persona si pasojë e shembjes së strehës së hekurudhës, studentët në Serbi kanë protestuar vazhdimisht në kërkim të përgjegjësisë. E pas shtimit të protestave, është ngritur një kamp afër Presidencës së Serbisë, nga ata që thonë janë studentë. Sipas raportimeve të mediumeve të pushtetit, ata janë “studentë që duan të mësojnë”, dhe që “duan të kthehen në klasat e tyre sa më shpejtë që të jetë e mundshme”. Ky kamp po konsiderohet si “mburojë” për Vuçiqin para protestës së paralajmëruar për 15 mars nga studentët.

Hasani: Konfirmimi i Ruttes për trupat e KFOR-it, mesazh i rëndësishëm

Adelina Hasani nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë e konsideron të rëndësishëm konfirmimin nga sekretari i NATO-s, Mark Rutte, se trupat e KFOR-it do të mbeten në Kosovë të ofrojnë siguri.

Ajo ka theksuar se vizita e Ruttes ka qenë mesazh për grupet destabilizuese në Kosovë e Bosnjë se nuk mund të shfrytëzojnë asnjë situatë në këto shtete për të krijuar tensione me idenë se s’do të ketë trupa të NATO-s.

“Është goxha e rëndësishme mesazhi që ne kemi gatishmëri për ta mbrojtur sigurinë në Kosovë. Për ne ka rëndësi sepse muajin e fundit kemi diskutuar shumë dhe kemi qenë në frikë se çka do të ndodhë me administratën e Trumpit, nëse trupat amerikane largohet me administratën e re, dhe ky ka qenë mesazh i rëndësishëm nga Rutte, edhe nëse ndodh diçka e tillë të paktën KFOR-i do mbetet në Kosovë dhe do ta garantojë sigurinë”, ka thënë ajo në “Konfront”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *