Dyshime për “Trenin bullgar”, Prokuroria në Gjakovë nis hetimet
Prokuroria e Gjakovës ka nisur hetimet pas dyshimeve për keqpërdorim të votës nëpërmjet metodës së njohur të “Trenit bullgar”.
Hetimet i ka konfirmuar vetë Prokuroria e Gjakovës.
Gjatë të martës është raportuar në media për keqpërdorim në qendrën 02-07 në Gjakovë.
Në këtë qendër dyshohet se dy fletëvotime ishin të fotokopjuara.
Ndaj këtij rasti ka reaguar edhe Partia Demokratike e Kosovës.
Përveç qendrës “Zekirja Rexha” dyshohet se keqpërdorime kishte edhe në qendrën “Fehmi Agani”. Në këtë qendër dyshohet se Lëvizja Vetëvendosje është mbivotuar.