TË FUNDIT

500 mijë mbështetës për Vetëvendosjen – Kurti: “Votojmë dhe festojmë bashkë”

PRISHTINË – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ndarë sot në rrjetet sociale një mesazh entuziast për mbështetësit e tij, duke bërë të ditur se Lëvizja Vetëvendosje ka arritur shifrën e 500 mijë përkrahësve.

Në një postim në Facebook, Kurti ka theksuar rëndësinë e datës 9 shkurt, kur Kosova pritet të mbajë zgjedhjet, duke ftuar qytetarët që të votojnë së bashku dhe të festojnë suksesin e përbashkët.

“118 orë na ndajnë nga festa e 500 mijë zemrave nga çdo cep i vendit e që rrahin porsi një nga dashuria për Republikën. Me 9 shkurt votojmë bashkë dhe festojmë bashkë sepse fitojmë bashkë!”, shkroi ai në Facebook, duke bashkëngjitur një imazh ku shkruhej “500K” mbi sfondin e kuq.

Postimi i tij është pritur me mijëra reagime dhe komente nga qytetarët, ndërsa fushata elektorale në Kosovë po hyn në fazën e saj përfundimtare.

Mbetet për t’u parë nëse mbështetja e madhe online do të përkthehet edhe në vota për Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *