“Albin Kurti nuk do ta lejojë këtë gjë”/ Ish-ushtaraku: Do të kërkohet që veriu të shkëputet nga Kosova!
Ish-gjenerali ushtarak, Muharrem Maralusha ka thënë Trump o ta zgjidh problemin e Ukrainës, por në dëm të saj e në dobi të Rusisë.
Ai po ashtu shprehet se do të “merret parasysh dhe çështja e veriut të Kosovës, por jo në dobi të Kosovës”, por që sipas tij, ndajren e Kosovës nuk do ta lejojë Albin Kurti.
Shkrimi i plotë:
Trumpi dhe Putini kanë vendos me e zgjedh problemin e Ukrainës dhe të Kosovës?
Trumpi vet ka vendos me e zgjedh problemin e Ukrainës, por jo në dobi të Ukrainës. Deleguesit e Trumpit janë në biseda të anshme me deleguesit e Putinit.
Putini ja ka qit nje asht të pulës Trumpit tu’e qenë i bindshëm se Trumpi është mbas çmimit nobel dhe është gati me bë çdo gjë me ja arrit qëllimit. Ky asht i pulës është që këtu të merret parasysh dhe çështja e veriut të Kosovës, por jo në dobi të Kosovës (të shqiptarëve). Putini, me kërkesë/në dobi të Serbise do të kërkoj që çdo zgjidhje e problemit të jetë që veriu të shkëputet nga Kosova, ndoshta jo mënjëherë, por brenda një periudhe të shkurt kohore.
Problemi është ALBIN KURTI që nuk do ta lejojë këtë gjë. Prandaj, opozita në Kosovë duhet me ardhë në pushtet. Tu’e e marrë parasysh që opozita është gati me lëshue pe në dëm të Kosovës vetëm që të vjen në pushtet.