Konjufca në Lipjan: Vetëvendosje në qeverisje ka sjellë më shumë siguri për kufijtë dhe më shumë sovranitet për Kosovën
Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubimin e radhës në Lipjan, para qytetarëve të shumtë të mbledhur në shesh. Glauk Konufca në fjalimin e tij tha se Vetëvendosje ka sjellë më shumë policë për policinë, më shumë ushtarë për ushtrinë më shumë bursa për studentë, më shumë subvencione për bujqit, më shumë të ardhura për gratë dhe fëmijët, më shumë siguri për kufijtë dhe më shumë sovranitet për Kosovën.
Konjufca përshëndeti kryeministrin Kurti, Avni Deharin, Gervallen, Rrystemin, duke thënë se secili më i mirë se tjetri. Konjofca tha se sot I takuan edhe fermerët e Lipjanit, pasi janë pritur nga familja e dëshmorit Xhavit Kozhanit, prandaj qytetarët e shumtë thërrisnin UÇK, UÇK dhe emrin e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes.
Konjufca tha se opozita po mendon se buxheti rritet vetë. Buxheti rritet se ka zhvillim ekonomik, ka luftim të kontrabandes dhe korrupsionit, mbledhje efektive të tatimeve.
Vetëvendosje ka sjellë më shumë policë për policinë, më shumë ushtarë për ushtrinë më shumë bursa për studentë, më shumë subvencione për bujqit, më shumë të ardhura për gratë dhe fëmijët, më shumë siguri për kufijtë dhe më shumë sovranitet për Kosovën.
Konjufca tha se partitë tjera i kanë vendosur në lista kryetarët e komunave. Ne i kemi 6 kryetarë komunash, por nuk I kemi future në listë, se kjo është mashtrim.
Nuk po e dinë se lufta është për kryeministër të Kosovës dhe nuk kemi tjetër kryeministër përveç Albin Kurtit.